• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

6 arsye për të mos pasur 1 makinë!

by
21/05/2015 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Normal që ka më shumë se 6 arsye për të mos pasur një makinë, por ne po e fillojmë me 6. Zemra është motivi kryesor që mund të na shpëtojë nga diktatura e katër rrotave drejt një jete më të shëndetshme, më vetëplotësuese, efikase dhe të lumtur.

LEKËT

Është interesante sa njerëz ankohen çdo ditë për cmimin e naftës,  për sigurimin e makinës, parkimin, gjobat dhe servisin. Nuk do të ishte më e thjeshtë në vend të ankoheshim ti eliminonim të gjitha këto kosto me një vendim tonin. Sipas një studimi më të fundit kostoja vjetore e makinës shkon nga 250.000  – 300.000  mijë Lekë të reja. Pa llogaritur koston e blerjes që shkon nga 600.000 deri në 1.000.000 Lekë të reja! Kjo do të thotë që nga një shpenzim te tjetri në 10 vite ne harxhojmë për makinën diku te 25 – 35 milion leke të vjetra. Praktikisht një shtëpi në Unazë të re!

NDOTJA

80 % e ndotjes në Tiranë vjen nga trafiku. 95 % e qytetarëve thithin ajër të ndotur. Sipas OBSH vetëm në qytetin e Tiranës, 500 vdekje në vit mund i atribuohen ndotjes së ajrit. Sipas po këtij raporti,  nga 102 kategoritë e sëmundjeve dhe lëndimeve, 85 janë nga faktorët mjedisore dhe ndotja e ajrit. Kjo ka ndezur sinjalet e alarmit në të gjitha kryeqytetet europiane, si duke ndaluar hyrjen e makinave në qendër të qyteteve ose duke i hequr makinat fare nga rrugët.

80 % e ndotjes urbane vjen nga trafiku makinave….. Do të jesh vërtet pjesë masakre?!

PLOGËSHTIA ( Jeta Sedentare )

Të lëvizësh me bicikletë të bën shumë mirë, të mos lëvizësh dhe të rrish ulur në makinë të bën shumë keq. Kjo tashmë është një gjë që dihet prej kohësh dhe kla të bëjë me faktin se lëvizja ose mungesa e lëvizjes ndikon drejtpërdrejt në sistemin nervor. Një mënyrë jetese ulur është edhe më e rrezikshme se hipertensioni, diabeti apo duhani, dhe realisht pak gjëra janë më sedentare se lëvizja me makinë.

EFIKASITETI

Po: ndoshta për një distancë të largët, makina është formë më e shpejtë transporti sesa mënyrat e tjera. Por duhet të shtojmë. Vajtjen te makina, hipja, rripi i sigurimit dhe parkimi i tmerrshëm për tu gjetur. Shpesh trafiku të vonon, të streson dhe mund të përfundojë në një luftë të vërtetë nervash. Pastaj për çdo lëvizje do përsërisësh të njëjtën skemë, sado qoftë largësia. Jemi të sigurt që makina është më e shpejtë në trafikun e qytetit?

Të kesh një makinë nuk është më tregues i asaj që ke, por pasqyra e asaj që të mungon.

Nuk është ‘COOL’

Jo, zotërinj, të kesh një makinë të caktuar nuk është më “kull”. Pavarësisht krizës ekonomike, Mercedesit, BMËs, Audit dhe madje edhe Ferrarit, për të tërhequr vëmendjen në rrugë: dhe në disa raste, janë aq të shumta në numër sa janë kthyer në dicka  të zakonshme e të  rëndomtë.Një makinë e shtrenjtë apo e bukur që rrëmben vëmendjen e kujtdo, nuk rrëfen më për suksesin në jetë, por rëndom lidhet me terma të tilla si padrejtësisa, korrupsioni, pabarazia ekonomike, arroganca apo egoizmi. Makina “e madhe” dhe imponuese nuk është më tregues i asaj cfarë ju keni, por i  asaj që ju mungon.

Është e vërtetë që edhe dyrrotaku është kthyer në një tendencë mode, por nuk është një trill i paarsyeshëm,e arrogant në lëvizshmerinë e përditshme.Numrinë rritje i tyre është një dëshmi e rehatisë, lehtësisë në përdorim, e kënaqësisë që ofron, krahasimisht me ndjesinë e mbytjes brënda kabinës së një automobili, të mbetur në trafik.

ALTERNATIVAT

Dh po, ju keni zgjidhje të tjera : të rehatshme, të shëndetshme, të shpejta e argëtuese. Mund të ecni për shembull, nëse bëhet fjalë për lëvizje të shkurtra, ose mund të përdorni mjetin tuaj të parapëlqyer me dy rrota. Për rrugë pak më të gjata, zgjidhje është edhe transporti publik ,gjatë rrugëtimit me të cilin, ju mund të shfletoni, një roman të mirë, aktivitet ky, i pamundur në makinë. Urbani për shembull, i kombinuar me bicikletën, ju ofron efikasitet e shpejtësi të jashtëzakonshme. E nëse nuk keni ende një bicikletë  mund të përdorni, një EcoVolis, të marrë në staconin më të afërt me ju.

Persa u përket udhetimeve, ju lutemi të bëni disa llogari: a nuk do të ishte më mirë të merrnit me qera për disa ditë një makinë, duke ia kursyer vetes këtë shqetësim, gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit?

ecovolis

Next Post

Ndoka: Me ngjitjen e Idrizit si nënkryetar, kuvendi "islamizohet"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In