• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

6.6 milonë vende pune shtesë, por Biden i ka kuotat vetëm 40%…

by Eduard Zaloshnja
06/02/2022 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Gjatë 12 muajve të parë të administratës Biden, numri i të punësuarve në ekonominë amerikane është rritur me 6.6 milionë. Rekord historik ky (si në vlerë absolute, edhe relative), me diferencë jashtëzakonisht të madhe për vitin e parë të çdo administrate amerikane deri më sot. Gjatë kësaj periudhe, papunësia ka pësuar një rënie prej 2.4 pikë përqindje – edhe ky një rekord gjigand historik për vitin e parë të çdo administrate amerikane deri më sot.

Por ndërkohë, kuota e Presidentit Biden në sondazhin Gallup (40%) është më e ulta pas 12 muajve të parë në pushtet (përveç asaj të Presidentit Trump, 35%), qysh kur Gallup filloi para 86 vjetësh sondazhet e opinionit mbi miratimin e punës së bërë nga presidentët amerikanë. (Kompania Gallup nuk bën asnjëherë sondazhe për llogari të partive politike apo të organizatave/mediave që kanë njëanësi politike).

Biden e filloi punën me kuotën e miratimit 57%, e tani ka zbritur në kuotën 40% (shihni grafikun shoqërues). Analistët e Gallup identifikojnë tre faktorë kryesorë për këtë rënie dramatike të kuotave Biden, pavarsisht shtimit gjigand të vendeve të punës gjatë 12 muajve të parë të qeveirsjes së tij.

1 – Rikthimi i Pandemisë Covid-19

Në qershor 2021, Biden e shpalli (me mburrje) të fituar luftën kundër pandemisë Covid-19, pasi administrata e tij i kishte shumfishuar përpjekjet për vaksinimin masiv dhe për zbatimin e masave anti-covid. Numrat e infeksioneve në SHBA arritën atëherë dyshemenë statistikore. Ndërkohë Biden e kishte kuotën e miratimit 56% në sondazhin Gallup. Ende në tavanin e miratimit për të…

Por me kalimin e muajve, pas shfaqjes së variantit Delta të Covid-19, e më pas të variantit Omikron, shifrat e infeksioneve me Covid-19 dhe të shtrimeve në spital u bënë alarmante. Dhe ka një korelacion të fortë statistikor negativ mes këtyre shifrave dhe kuotave Biden…

2 – Afganistani

Deri në tërheqjen dramatike të trupave amerikane (etj.) nga Afganistani, të anketuarit në sondazhet Gallup i jepnin nota të larta administratës Biden për kompetencën në mardhëniet ndërkombëtare. Por pas skenave të dhimbshme të evakuimit nga aeroporti i Kabulit, të transmetuara 24/7 në televizionet informative amerikane, notat në sondazhet Gallup ranë edhe në këtë fushë. E në të njëjtën kohë, ranë edhe kuotat Biden…

3 – Inflacioni

Pas karantinave të forta kundër Covid-19, që u aplikuan në shumë vende të botës, sistemet globale të furnizimeve (duke filluar nga furnizimi me qarqe të integruara elektronike të prodhuara në Azi e deri tek lëndët e para natyrore kudo në botë) pësuan një tronditje të fortë. Si rezultat, u rrit kostoja e prodhimit pothuaj në të gjithë gamën e produkteve amerikane (dhe të të gjitha produkteve të tjera, në fakt).

Në muajt e parë, Administrata Biden e konsideroi këtë një problem kalimtar, që do të zbutej me zbutjen e pandemisë. Por me ringritjen e kokës së Covid-19 (në formën e varianteve Delta e Omikron), problemi i rritjes së kostove të prodhimit vazhdoi. E si rezultat, në muajt e fundit ka patur një rritje të përgjithshme të çmimeve (inflacion) në SHBA (e jo vetëm). Duke mos e ulur nivelin e parasë në qarkullim deri më sot, Banka Qendrore e SHBA-së nuk ka ndihmuar për uljen e inflacionit. Nga ana tjetër, administrata Biden, përkundër premtimeve, nuk i ka zbutur problemet globale të furnizimeve për kompanitë amerikane.

Si rrjedhojë, vërejnë analistët e Gallup, kanë rënë kuotat e Administratës Biden për menaxhimin e ekonomisë. Dhe kuptohet, kanë rënë edhe kuotat personale të Presidentit Biden…

Next Post
Mahmood & Blanco fitojnë Sanremo, do të përfaqësojnë Italinë në Eurovizion

Mahmood & Blanco fitojnë Sanremo, do të përfaqësojnë Italinë në Eurovizion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In