570 kilogramë kafe kontrabandë kanë çuar në pranga një shtetas në Durrës. Lajmi konfirmohet nga policia, sipas së cilës sasia e kafes është zbuluar në qytetin bregdetar.
Nga kontrolli, i ndaluar ka mbetur shtetasi Fatmir Mane, 60 vjeç. Ai akuzohet për depozitim të mallrave kontrabandë.