• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

55 vjet arkiv i Forcave të Armatosura, Xhaçka: Rojtar i kujtesës historike!

by Java News
21/03/2019 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura shënon 55 vjetorin e krijimit, duke regjistruar 516 fonde arkivore dhe një trashëgimi dokumentare prej 35 milionë fletësh. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e pranishme në ceremoninë e organizuar në mjediset e Muzeut Kombëtar,  e cilësoi arkivin kujdestar të kujtesës dhe vlerave historike të Forcave të Armatosura.

“Arkivat janë qendra të vërteta kërkimore të së vërtetës, janë gjithashtu edhe rojtarët më të rëndësishëm të kujtesës historike kolektive.  Duke braktisur qasjen klasike, e cila i sheh arkivat thjesht si struktura burokratike, ne duhet që t’i konfigurojmë ato si pikënisjen më të mirë për krijimin e një projekti që synon të bazohet në identitetin e mishëruar në projektet, sukseset dhe qëndrueshmërinë në kohë të Forcave të Armatosura”, tha ministrja.

Sipas Ministres së Mbrojtjes, arkivat nuk duhet të shihen me si struktura burokratike, por të shërbejnë si një burim në aspektin e njohurive dhe krijimtarisë së Forcave të Armatosura.

“Forcat tona të Armatosura kanë rritur në mënyrë të pakrahasueshme me asnjë kohë tjetër performancën e tyre në operacionet brenda vendit me angazhime të panumërta në përballimin e emergjencave civile dhe në shumë e shumë aktivitete të tjera. Jemi të pranishëm në shumë vende po ashtu të globit si pjesë e Aleancës, por edhe të Bashkimit Evropian tashmë edhe të Kombeve të Bashkuara dhe gjeografia e pjesëmarrjes sonë vjen vazhdimisht duke u zgjeruar. Dhe sot, ne kemi përgjegjësinë e madhe të ndërtojmë të ardhmen e FA, e tashmja jonë është e ardhmja e fëmijëve tanë. Ndaj le të bëjnë që ata të ndihen krenarë për punën tonë”, përfundoi Ministrja fjalën e saj.

Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura u nderua nga Ministrja e Mbrojtjes me medaljen e mirënjohjes, ndërkohë që u vlerësuan me medalje edhe dy punonjëset më të vjetra.

Next Post
Nis protesta e opozitës, ja masat e policisë 

Nis protesta e opozitës, ja masat e policisë 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In