• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

55-vjeçari nga Bulqiza: Gruaja me rrihte dhe më godiste me gurë

by Java News
06/10/2015 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jemi mësuar të dëgjojmë gra që dhunohen, kërcënohen dhe madje vriten dhe gishti i fajit më së shumti drejtohet nga burrat. Emisioni “Me zemër të hapur” solli sot një histori krejt tjetër. Tosum Hoxha është 55 vjeç, pas një martese të dështuar ai vendos të rimartohet me një vajze 25 vite më të vogël se ai, Gëzimen.

Kjo martesë zgjati plot 8 vite dhe prej saj kanë ardhur në jetë 3 fëmijë, njëri prej tyre vuan nga autizmi. Ai thotë se martesa është bërë me pëlqimin dhe dëshirën e të dyja palëve, por rrugës lindën shumë mosmarrëveshje mes tyre. Tosumi tregon se gruaja i përbuzte njerëzit e tij, qëndronte gjithë kohës në shtëpi me fëmijët por nuk kujdesej për ta ndërsa ai mbante familjen duke punuar si kasap pasi ka një dyqan mishi në Bulqizë.

“Unë jam kasap. Kisha një shofer me kamionçinë që transportonte viça, ai ma tha se e kishte motrën e gruas. Edhe e njihja babain e saj ishte nga zona jonë nga Dibra. U njoha me Gëzimen, ajo kishte qenë e martuar më parë por ishte ndarë dhe më tha se ai nuk punonte e kishin mosmarrëveshje. Ramë dakord dhe u fejuam.

Unë i kisha treguar që më parë që isha xheloz, por ajo doli më xheloze se unë. Kur u fejova i kisha kushtet skandaloze. Çfarë binte jashtë hynte brenda. Thashë do vijë sot dhe do iki nesër. Pastaj kur u bëmë me fëmijë, bleva shtëpinë.

Shita një dynym tokë në Bulqizë shtova edhe ca të tjera dhe bleva shtëpinë. Nuk më mungon asgjë. Ajo nuk kujdesej për fëmijët, nuk u bënte një gjellë. Gruaja më mbajti 15 mln lekë të vjetra peng. Unë punoja dhe lekët i lija në shtëpi, nuk merresha fare me lekët. Merrja sa më duhej për punën dhe të tjerat i lija në shtëpi, nuk i numëroja sa ishin. Shtëpinë doja t’ia bëja surprizë. Që kur të shkonte t’i dukej ëndërr. Por ajo e mori vesh, mbyllte fëmijët me çelës në shtëpi dhe shkonte përditë rrinte me orë të tëra tek ustai, sa ai më çoi fjalë që t’ia hiqja”, tregon 55-vjeçari.

Ai thotë se ajo bëhej shumë xheloze dhe nuk kujdesej për fëmijët. “Motra e saj më ka treguar se kur vinte në Tiranë për të marrë kempin e vajzës që e kam të sëmurë, ajo rrinte gjithë ditën kafeve dhe për këtë arsye kunata nuk i mbante fëmijët. Bashkëshortja është sjellë përherë keq, më gjuante dhe më keqtrajtonte”, thotë 55-vjeçari.

Tosumi pretendon se është treguar tolerant. Sa herë që janë zënë me njeri-tjetrin ai është ankuar ne familjen e saj. Vëllai i gruas madje i ka thënë se i jepte leje ta vriste motrën e tij dhe përgjigjja ka qenë e menjëhershme se nuk mund të vriste askënd. “Problemet vazhdonin. Në momentin që vendosa të bëj divorcin vëllai i saj më ka kërcënuar dhe fyer rëndë”, tregon Tosumi.

Një ditë teksa rrinte në shtëpi djali i ka thënë qe e ëma do ti hidhte vajin ne vesh kur të ishte duke fjetur. “Të nesërmen pasi më tha djali kështu, shkova të bëja padinë për divorc. Ajo sa mori vesh se kisha kërkuar divorc, mori thikën në dorë dhe më mbajti brenda për 3 orë duke më kërcënuar se do të më vriste. Telefonova policinë, shkova bëra kallëzim dhe mora urdhër mbrojtjeje menjëherë”, vijon rrëfimin 55-vjeçari. Por sipas tij gruaja nuk është mjaftuar me kaq.

“Ajo erdhi në Pazar tek puna e më ka sharë e ofenduar në mes të të gjithëve dhe më ka qëlluar me gurë. Kam marrë në telefon 129 dhe ka qenë policia e cila më ka nxjerrë nga ajo situatë. Edhe në sy të policëve më ka gjuajtur. Pas këtij veprimi mora një tjetër urdhër mbrojtjeje”, tregon ai. Megjithatë Tosum Hoxha deklaron se policia nuk i jep asnjë dokument dhe i vonon të gjitha denoncimet që ai bën. Ajo i ka lënë fëmijët tek dyqani ku punon duke tentuar që t’ia lërë atij për ti rritur. 55vjeçari kërkon ndihmën e shtetit pasi ndihet i terrorizuar dhe i frikësuar për jetën dhe pronën e tij.

30-vjeçarja: Nuk e kam dhunuar, i çoi inspektorit dy këmbët e viçit për të marrë urdhrin e mbrojtjes

Nga ana tjetër gruaja 30­vjeçare mohon të ketë dhunuar bashkëshortin e saj apo se i ka marrë 15 milion lekë. Ajo tregon se burri i saj ka ndryshuar sjellje pas lindjes së vajzës autike. Gëzimja i kërkon sërish të rikthehet në shtëpi për të rritur 3 fëmijët e tyre.

“Unë kam 3 fëmijë, më i madhi 7 vjeç. Kam një gocë 6 vjeçe me autizëm. Gjithmonë që kam çuar gocën në spital në Tiranë, ai nuk donte dhe bënim sherr në shtëpi. Nuk i kam vjedh 15 mln lekë, sepse nuk i ka pasur ndonjëherë 15 mln lekë. I ka prishur në kompjuter.

Ia ka marrë shokut të tij dhe sot i ka borxh. Marrëdhënia ime me të ka qenë shumë e mirë, pas lindjes së fëmijës me autizëm u bë shumë keq, sepse nuk donte të çonte vajzën në spitale. Është ndarë me nusen e parë sepse është dashuruar me një tjetër.

Unë nuk e dija që isha lidhja e tretë, e dija që isha e dytë. E ka lënë gruan me 4 fëmijë sepse është dashuruar me një tjetër. Qëkur ka lind fëmija me autizëm është bërë kështu. Mjekja Aida Bushati i ka bërtitur në sytë e mi sepse nuk më linte ta çoja në Tiranë.

Vajza duhet të shkojë çdo 23 muaj, ai e çonte 1 herë në vit. Fëmijët i shkojnë tek dyqani, 5 muaj nuk i ka dhënë asgjë. I ka përralla, i ka gënjeshtra. Nuk kam dashur ta vras. Inspektorit të policisë i ka çuar këmbët e viçit. U martova me të për të kaluar jetën deri në vdekje. Tosumi ka një biznes, por nuk linte asnjë lek në shtëpi se thoshte do më dalë një viç përpara e duhet ta blej.

Ai nuk më ka marrë në rrugë mua, që të mos më thoshte për divorcin por të shkonte direkt në gjykatë. Ai është i lirë të vijë në shtëpi e të rrisim fëmijët, se kemi 3 fëmijë të vegjël. Gjithçka të mbyllet. Mos të rriten fëmijët pa baba. Nga mua s’ka asgjë, të vijë në shtëpi”, tha 30-­vjeçarja në një lidhje telefonike për “News24”.

Next Post

Shkarkohet Gjeneral Ylber Dogjani, kreu i Inteligjencës Ushtarake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzime me tenderat e Ministrisë së Arsimit/ Prokuroria Speciale në Kosovë: 12 persona dhe 3 kompani nën akuzë

Abuzime me tenderat e Ministrisë së Arsimit/ Prokuroria Speciale në Kosovë: 12 persona dhe 3 kompani nën akuzë

January 1, 2026
Trump tërhiqet përkohësisht! Anulon vendosjen e Gardës Kombëtare në Çikago, LA dhe Portland

Trump tërhiqet përkohësisht! Anulon vendosjen e Gardës Kombëtare në Çikago, LA dhe Portland

January 1, 2026
Aksidenti me tre të vdekur në Tepelenë, Policia jep detaje: Dy shoferët 24 dhe 25 vjeç humbën jetën në vend

Aksidenti me tre të vdekur në Tepelenë, Policia jep detaje: Dy shoferët 24 dhe 25 vjeç humbën jetën në vend

January 1, 2026
“Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi”, aktorja Ema Andrea prek me postimin për humbjen e vëllait binjak

“Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi”, aktorja Ema Andrea prek me postimin për humbjen e vëllait binjak

January 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ 3 të vdekur nga përplasja e dy automjete

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ 3 të vdekur nga përplasja e dy automjete

January 1, 2026
Satirë me vargje për deputetët, Gjekmarkaj: Zegjineja te vitrina, nën çatinë me llamarina! Bëj qejf Ulëzi qafiri, sa pa …

Satirë me vargje për deputetët, Gjekmarkaj: Zegjineja te vitrina, nën çatinë me llamarina! Bëj qejf Ulëzi qafiri, sa pa …

January 1, 2026
Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

January 1, 2026
E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

January 1, 2026
Grabitje si në filma te rruga Bardhyl, 35-vjeçari përplas dy automjete gjatë arratisjes me makinën e vjedhur

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, e mitura në Tiranë shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

January 1, 2026
‘Kushtetuesja’ e la në detyrë, vjen urdhri i parë i Veliajt nga burgu: Të nisë puna për…

Veliaj urim për Vitin e Ri: Jetoni me zemër të madhe, punoni me pasion dhe mbajini ëndrrat tuaja gjallë

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com