Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, përgëzon punën e Policisë së Shtetit, që ka arritur të zbulojë 55 raste të zjarrvënies së qëllimshme.
Ndërsa publikon pamjet nga operacioni i policisë në rrjetet sociale, Peleshi nënvizon se Zjarrvënia në pyje sipas Kodit Penal dënohet deri në 15 vite burg.
“Përgëzime Policisë së Shtetit, e cila ka mundur të zbulojë 55 raste të zjarrvënies së qëllimshme në territorin e vendit, në pyje, ullishta e zona të gjelbërta. Zjarrvënia në pyje, sipas ndryshimeve të reja në Kodin Penal dënohet deri në 15 vjet burg. “, evidenton Peleshi.
Ai garanton se “Forcat e Armatosura, Agjencia e Mbrojtjes Civile janë përherë të gatshme, në rastet kur kërkohet ndërhyrja e tyre nga autoritetet vendore. Me rëndësi janë sinjalizimi i hershëm, koordinimi dhe monitorimi i situatës për të shmangur emergjenca më të mëdha!”, përfundon Ministri i Mbrojtjes.
Lidhur me zjarrëvënien e qëllimshme vetëm dje, Policia e Shtetit evidentoi dhe ndaloi tre persona për akuzën e zjarrvënies.
/a.r