Policia e Lezhës ka vënë në pranga tre shtetas pasi akuzohen për prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike.
Mësohet se Sabri Zyba, Fatmir Ndreca dhe Petrit Gjoka janë arrestuar ditën e sotme, ndërsa atyre iu gjetën 55 doza dhe 340 cigare të mbushura me marijuanë.
Policia njofton se duke e kamufluar lëndën narkotike përmes cigareve, arrinin ta shisnin marjiuanën në zona të ndryshme.