• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

5431 denoncime nga fillimi i Vettingut/ Ja pse 2021 shënoi më pak ankesa, në sistem pritet të qëndrojë vetëm gjysma

by Java News
07/08/2021 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

5431 qytetarë të pakënaqur me gjyqtarë e prokurorë që i hetuan, i dënuan apo nuk u dhanë drejtësi rezulton se janë ankuar nga viti 2017 dhe kanë denoncuar pranë organeve të vettingut duke kërkuar drejtësinë e vonuar dhe shkarkimin e tyre.

Burimet konfirmojnë shifrën e lartë që nga viti në vit me nisjen e vettingut në vitin 2018 me seancën e parë shënoi një fluks të madh që vijon të çojë në ish godinën e lidhjes së shkrimtarëve qindra qytetarë të cilët tregojnë me gisht se si quhet gjyqtari që u korruptua, si quhet prokurori që mori para nga pala tjetër apo ngriti akuzë fiktive pa pasur asnjë vepër penale, shkruan Gazeta Si.

Sipas viteve, të dhënat shumë të sigurta tregojnë se gjatë këtij viti me gjithë situatën e pandemisë dhe njoftimet e KPK që orientuan qytetarët se mund të denonconin on line, pati një frenim por asesi ndalim të shtetasve të pakënaqur me drejtësinë pas ndryshimeve të 2016.

Për vitin 2021 deri në muajin qershor sipas KPK thanë se u ankuan 483 shtetas, për vitin 2020 u denoncuan nga shtetasit 789 gjyqtare e prokurorë, për vitin 2019 u ankuan 1857 shtetas, për vitin 2018, 1858 shtetas dhe për vitin 2017 435 shtetas.

Viti 2017 llogariten vetëm dy muaj menjëherë mbasi ishin konstituuar trupat e komisionerëve të përbëra nga 12 anëtarë.

Ndërkohë që kulmi i denoncimeve u shënua me nisjen e seancave të vettingut, seanca publike që patën startin në 21 mars 2018 me ish gjyqtarin e kushtetueses Fatos Lulo.

“Nuk është vetëm pakënaqësia e qytetarëve ndaj drejtësisë dhe gjyqtarëve e prokurorëve të blerë, por edhe standardi që mbajti KPK duke shkarkuar kupolën e drejtësisë përfshi gjykatën kushtetuese dhe gjykatën e lartë, faktori që nxiti qytetarët të trokasin pranë KPK dhe të mbajnë radhë për të treguar se ç farë ndodhi me ç ështjet e tyre. në vend të parë qëndrojnë ankesat për pronat mandej dosje penale për dënime të padrejta “ tha një burim.

Por si është e mundur që viti 2021 shënoi një zbritje të denoncimeve?

“Lidhet me pandeminë , por edhe me faktin që ata që kishin denoncime dhe prova vrapuan dhe i dorëzuan.

Le të themi që ishin ata qytetarë të stërlodhur dyerve të drejtësisë. Nuk mund të thuhet nëse kanë ndikuar diskutimet publike mbi standardet e vettingut dhe konfirmimin e shumë të tjerëve për të cilët pretendohet se kaluan procesin e rivlerësimit në mënyrë të pamerituar” mbylli argumentin burimi.

Megjithatë përballë fluksit të konsiderueshëm të ankesave dhe denoncimeve pranë KPK, ky institucion mban nga nisja e procesit një regjistër të denoncimeve

Vettingu me pushime

Dhe përballë këtij fluksi të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që vuri nën test të trefishtë mbi 800 gjyqtarë e prokurorë , shifrat tregojnë se nga dinamika e shkarkimeve me shumë mundësi parashikohet që në sistem të mbeten më pak se gjysma e tyre.

“Mund të kemi më pak se 400 gjyqtarë e prokurorë dhe këshilltarë që do dalin të fituar dhe do konfirmohen, e them këtë parë nga qasja e shkarkimeve që kanë ndodhur” tha një këshilltar ligjor pranë KPK, që ngulmoi të shtonte se ky është thjesht që parashikim personal që bazohet mbi shifrat e të konfirmuarve dhe të shkarkuarve.

Raporti i KPK tregon se në shkallën e parë deri më tani u konfirmuan 174 gjyqtarë dhe prokurorë  dhe 155 të tjerë janë shkarkuar.

56 gjyqtarë dhe prokurorë dhanë dorëheqjen dhe tetë vendime u dhanë nga KPK për pushimin e procesit administrative.

25 vendime u dhanë për përfundim procesi pa një vendim të shkallës së parë. Por nëse ngjitesh në KPA numri prej 174 gjyqtarë e prokurorë të konfirmuar zbret më tej dhe vijon me shkarkime ku përfshihen të konfirmuar nga shkalla e parë  dhe me detyra drejtuesish si ish kryetari Bashkim Dedja, ish kryetari Xhezair Zaganjori, Edmond Ismalaj, Besnik Muci, Donika Prela, Kastriot Selia  deri tek Besim Hajdarmataj, ish- kryetar i Prokurorisë për Krimet e Rënda i konfirmuar nga KPK dhe i shkarkuar së fundmi.

Seanca ndaj Hajdarmataj është e fundit e mbajtur për sezonin 2021, mbasi në mbyllje të kësaj seance vettingu mori pushimet. Në web sitin zyrtar të KPA kuptohet se shtatë anëtarët e KPA kthehen në detyrë në datën 8 shtator për të hapur siparin e gjyqeve të vettingut.

Kurse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kthehet në detyrë në datën shtatë shtator për të vijuar me dy seanca të njoftuara publikisht si ajo ndaj Arben Dylës dhe Adelina Zarkës./m.j

Next Post
“Të shkojmë në Surrel”/ Skenarët e Nikoll Lesit: Rama më pas do lëshojë SPAK drejt kundërshtarëve politikë dhe personal

“Skaneri” i Nikollë Lesit: Meta është mbyllur brenda, Basha hesht për betejën Berisha-SHBA, Saliu merr malet e Rama qesh nga lart. SPAK...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli rrëzon dënimin, lirohen nga akuzat Agim Çeku dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

Apeli rrëzon dënimin, lirohen nga akuzat Agim Çeku dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

September 11, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Dorëheqja? Mbase vjen momenti ta shpjegoj”/ Rama flet për protestat: Një “ushtri” profilesh false nxit narrativa

September 11, 2026
Grup pune për verifikimin e shkaqeve të zjarrit në pallatin në Tiranë, Sula: Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

Inspektorët me kamera inteligjente, Sula: Kontrollet do të përcaktohen nga sistemi i ri, qytetarët të denoncojnë

September 11, 2026
E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

September 11, 2026
Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

“Kam qenë rebel, por jo i bullizuar”, rrëfimi i Ramës: Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë, më lanë për të vdekur

September 11, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

A ka OSBE/ODIHR në Amerikë?

September 11, 2026
Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

September 11, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Copa pushtetesh, secili për vete, Zoti për të gjithë!

September 11, 2026
Plagosje në një pikë kolaudimi në Durrës, ja informacionet paraprake

Plagosje në një pikë kolaudimi në Durrës, ja informacionet paraprake

September 11, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com