• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

542 patenta të pezulluara në tre javët e para të vitit, shefi i Rrugores: Synojmë shmangien e aksidenteve

by Java News
22/01/2020 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtimi i kontrolleve nga ana e Policisë Rrugore ka çuar në arrestimin e 176 drejtuesve të automjeteve në 20 ditët e para të janarit. Po ashtu gjatë tre javëve të para të këtij viti janë pezulluar 542 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Skënder Ismaili, shefi i Sektorit të Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare tha se regjistrimi i disa aksidenteve rrugore në ditët e para të vitit ka shtyrë Drejtorinë e Policisë Rrugore të ndërmarrë masa të shtuara kontrolli.

“Gjatë vitit të kaluar kanë ndodhur 1 493 aksidente rrugore me pasoja të rënda për jetën e njerëzve, duke nisur nga të plagosur lehtë, të rëndë dhe humbja e jetës. Fatale është humbja e 227 jetë njerëzish”, tha Ismaili.

“Në 20 ditët e para të këtij viti, fatkeqësisht kanë humbur 9 jetë njerëzish nga aksidentet. Në këto 20 ditë të këtij viti janë konstatuar 145 drejtues mjetesh nën efektin e pijeve alkoolike, 176 janë të arrestuar për drejtim të parregullt të mjetit dhe disa prej tyre kanë qenë edhe të dehur”, tha Ismaili.

“Së dyti, shtoi ai, edhe shpejtësia është evidentuar si një nga faktorët e aksidenteve rrugore gjatë vitit të shkuar. Këtë vit deri më datë 20 janar rreth 645 raste të ecjes me shpejtësi tej normave të lejuara, duke iu pezulluar 542 leje drejtimi, si dhe një sërë shkeljesh të tjera siç janë parakalimet e gabuara 1 847 raste dhe shumë shkelje të tjera që janë bërë dhe burime të ngjarjeve të caktuara rrugore”.

“Drejtoria e Policisë Rrugore në këtë kuadër ka marrë një sërë masash parandaluese, duke shtuar numrin e patrullimeve në rrugë, që ndikon në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e ndërgjegjësimit. Kemi një sërë mjetesh teknike të cilat po përdoren për këtë qëllim, si shpejtësi matësat të cilat evidentojnë mjetet që udhëtojnë me shpejtësi tej normave të lejuara”, tha Ismaili.

Next Post
Djegia e mandateve të opozitës, ja çfarë parashikon Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor

“Dita e Dyerve të Hapura”, Kuvendi pret sot publikun për 100-vjetorin e parlamentarizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com