Përfshihet nga flakët një apartament në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 12 të qytetit bregdetar, ku një apartament në katin e pestë të një pallati 12 katësh është përfshirë nga flakët.
Sipas policisë, fatmirësisht, veç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar nga flakët e zjarrit.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e një bombole gazi.
Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.
a.ç