Në Pikën Kufitare të Kakavijës është konstatuar dhe goditur 1 rast i mosdeklarimit të të hollave.
Në bazë të analizave të riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me drejtues shtetasin grek me iniciale E. R., në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën të fshehura 18 150 Euro që ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin grek, 53 vjeç, banues në Greqi, si dhe u sekuestrua shuma e parave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
/a.r