Pas samitit në Bruksel për emigrantët, në Bilisht është përcaktuar vendi se ku do të mbahen ata nëse do të kalojnë nga Greqia për në Shqipëri.
Shqipëria pritet të jetë vendkalimi kryesor i sirianëve, ish-reparti ushtarak në Kapshticë do të shërbejë si kamp për ta.
Një godinë e braktisur prej vitesh pritet që t’u ofrohet atyre si strehë, ndërsa sipas të dhënave kapacitetet e saj janë për të paktën 500 persona.
Pas kërkesës së Ministrisë së Brendshme për përcaktimin e hartës për ndërtimim e kampeve për këta refugjatë, autoritetet vendore kanë marë masat e para, ndërsa më tej do të punohet për përmirësimin e infrastrukturës dhe ushqimin e tyre.