• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

500 milionë euro për 5 vite, City gati ta mbulojë Messin me ar

by Java News
31/08/2020 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa lufta me Barçën vazhdon, Messi po bën gjithçka të largohet pa asnjë kosto nga “Camp Nou”. Flitet se ylli argjentinas ka tashmë një marrëveshje në parim me Manchester City. Një marrëveshje me shifra stratosferike, sipas burimeve nga Katalonja. Në fakt, gazeta “Sport” zbuloi se “qytetarët” do t’i garantonin argjentinasit një pagë neto prej 50 milionë euro (neto) në sezon për pesë vite, plus një shpërblim prej 250 milionësh të tjera. Marrëveshja tashmë është arritur, për sa kohë që Leo arrin të largohet nga Barcelona pa paguar asnjë euro.

E ardhmja e gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë” mbetet të përcaktohet, me gjithë respektin e duhur për ata që ende shpresojnë të hyjnë në një negociatë, që duket të jetë e përcaktuar në çdo detaj. Po, sepse, sipas “Sport”, Guardiola dhe të tijtë kanë menduar gjithçka, duke anashkaluar edhe sanksionet e “fair play financiar”. Paga e argjentinasit, në rast të një transferimi në Manchester, do të ishte 50 milionë euro në sezon, por Messi do të luante vetëm tri vite në Premier League. Në dy vitet e ardhshme, në të cilat do të vazhdonte të merrte të njëjtën pagë, do të vishte fanellën e New York City, gjithashtu në pronësi të sheikut Mansour bin Zayed Al-Nahyan.

Përveç pagës marramendëse, do të kishte edhe një bonus neto prej 250 milionë euro neto në kohën e transferimit në MLS. Një dredhi, që do ta lejonte Manchester City të shtynte shpërndarjen e bonusit të pasur, i cili, nëse do të ndodhte tani, do t’i ekspozonte britanikët nën kontrollin e UEFA-s. Messi do të fuste në xhep 500 milionë euro neto, me perspektivën për të luajtur në nivele të larta për tri vite të tjera, para se ta përfundonte karrierën e tij në New York.

g.kosovari

Next Post
Kishte shkuar me pushime, turistja gjen vdekjen, u godit nga një skaf

Kishte shkuar me pushime, turistja gjen vdekjen, u godit nga një skaf

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna, arkivoli dhe vajtojcat, ‘çmendina’ që ndoti protestën

Dhuna, arkivoli dhe vajtojcat, ‘çmendina’ që ndoti protestën

July 5, 2026
Divjakë/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, disa të lënduar

Divjakë/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, disa të lënduar

July 5, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

“Kërkesat e tyre janë edhe të PD-së”, Berisha del në krah të protestuesve që kërkojnë edhe arrestimin e tij

July 5, 2026
Zyrtare, ja kur nisin aplikimet për universitet dhe si do të zhvillohet procesi

Zyrtare, ja kur nisin aplikimet për universitet dhe si do të zhvillohet procesi

July 5, 2026
Ministri serb merr pjesë në ceremoninë e Ali Khameneit, opozita kritikon Vuçiçin

Ministri serb merr pjesë në ceremoninë e Ali Khameneit, opozita kritikon Vuçiçin

July 5, 2026
Netanyahu drejt Uashingtonit, takim me Trump për Iranin dhe Lindjen e Mesme

Netanyahu drejt Uashingtonit, takim me Trump për Iranin dhe Lindjen e Mesme

July 5, 2026
Mbyllet seanca për protestuesit, dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë

Mbyllet seanca për protestuesit, dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë

July 5, 2026
Rama ndan videon nga protesta: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

Rama ndan videon nga protesta: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

July 5, 2026
Lëvizte me bombë të telekomanduar dhe maskë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës

Lëvizte me bombë të telekomanduar dhe maskë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës

July 5, 2026
Përkeqësohet situata nga zjarri në Fier, flakët avancojnë drejt një lokali, pritet ndërhyrje nga ajri

Përkeqësohet situata nga zjarri në Fier, flakët avancojnë drejt një lokali, pritet ndërhyrje nga ajri

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In