• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

500 mijë euro vjedhje, goditet banda shqiptare që grabiste banesat në Gjermani dhe Francë

by Java News
10/07/2018 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si pjesë e një hetimi të përbashkët mbi një seri vjedhjesh banesash në Gjermani dhe Francë, oficerët e policisë shqiptare në bashkëpunim me homologët e tyre gjermanë dhe francezë dhe me mbështetjen e Europolit, javën e kaluar kontrolluan një numër të madh pronash në Shqipëri dhe arrestuan në Kukës Gentjan Duraku, 29 vjeç lindur e banues në Morinë Kukes. Duraku dyshohet se i përkiste një grupi të lëvizshëm të krimit të organizuar.

Kjo është faza e fundit e veprimeve në një hetim që ka paraprirë tashmë arrestimin e katër anëtarëve të tjerë të të njëjtit grup kriminal.

Hetimi u nis nga autoritetet gjermane në Offenburg në Gusht 2017, pasi një grup i krimit të organizuar shqiptar ra në rrjetën e tyre, për kryerjen e një numri vjedhjesh banesash në jug të Gjermanisë.

Në të njëjtën kohë, xhandarmëria franceze (OCLDI) po heton gjithashtu një grup kriminal shqiptar përgjegjës për më shumë se 45 vjedhje banesash në Francë.

Më pas u bë e qartë se të dy autoritetet ato gjermane dhe franceze, po hetonin të njëjtën organizatë kriminale e cila ishte aktive në të dy vendet njëkohësisht.

Në fillim të vitit 2018 u arrit në përfundimin se të dyshuarit nën hetim nga xhandarmëria franceze, i kishin zgjeruar aktivitetet e tyre kriminale në Gjermani.

Bazuar në këtë zhvillim të ri, autoritetet gjermane të zbatimit të ligjit në Offenburg, morën masa dhe arrestuan në Janar të këtij viti 3 shtetas shqiptarë, të dyshuar si pjesë e këtij grupi të krimit të organizuar.

Xhandarmëria franceze ndoqi nga afër dhe në Paris u arrestua një anëtar tjetër i këtij grupi, në Mars 2018.

Informacioni i mbledhur nga të gjithë.

Në fazën e fundit të këtij hetimi, policia shqiptare ( Task – Forca “Anti Skifter”, DVP Kukës, Tiranë, Fier, Vlorë e Gjirokastër ) ka kontrolluar në fillim të Korrikut nëntë apartamente, bare dhe restorante në Tiranë, e mbështetur në vendngjarje nga ekspertë të Europolit, Xhandarmëria Franceze (OCLDI) dhe selia qendrore e policisë në Offenburg.

Duraku u arrestua në Kukës, dhe u gjetën disa sende të çmuara që besohej se ishin rezultat i vjedhjeve të ndryshme.

Dëmi i vlerësuar financiar përllogaritet afërsisht në 500 000 Euro, me dëmtime të rënda psikologjike për viktimat.

Informacioni i mbledhur gjatë ditës së zhvillimit të operacionit, është duke u analizuar.

Hetimet tashmë kanë identifikuar anëtarët e tjerë të këtij grupi të lëvizshëm të krimit të organizuar, që besohet se përfshin mbi 40 vetë të cilët veprojnë si në Francë ashtu edhe në Gjermani.

Bashkëpunimi ndërkombëtar policor i koordinuar nga Europol kishte rol kyç në vënien e këtyre autorëve para drejtësisë me të arrestuarin e fundit, rezident jashtë BE-së.

Europol bëri bashkë forcat e ndryshme policore, për t’i ndihmuar ata të bashkonin pikat e përbashkëta të hetimeve të tyre të ndryshme, duke ofruar ndihmë analitike përpara dhe gjatë ditës së operacionit, duke përfshirë edhe dërgimin e një eksperti në Tiranë, për të ndihmuar në kontrollin e ndërsjellë të të dhënave.

a.ç

Next Post
Real/Ronaldo ka probleme serioze me Perezin

Mesazhi i lamtumirës për tifozët, Ronaldo: Koha të hap një fazë të re!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku: Rritja ekonomike nuk po shkon te qytetarët, pensionistët po varfërohen

Tabaku në Kuvend: Tërhiqeni ligjin për magjistratët, është shkelur procedura parlamentare! Gjyqtarët dy muaj pa paga

September 17, 2026
Ballkani nën kërcënimin e Serbisë? Paralajmëron ish-gjenerali amerikan i NATO-s, Clarck: Ka vende të tjera që përfitojnë! Rusia rrezik

Ballkani nën kërcënimin e Serbisë? Paralajmëron ish-gjenerali amerikan i NATO-s, Clarck: Ka vende të tjera që përfitojnë! Rusia rrezik

September 17, 2026
Balla ironizon Shehajn: Ta shtyjmë deklaratën e përbashkët për Hagën, se mungon Agroni?! Kapri: Lotë krokodili për Kosovën

Balla ironizon Shehajn: Ta shtyjmë deklaratën e përbashkët për Hagën, se mungon Agroni?! Kapri: Lotë krokodili për Kosovën

September 17, 2026
DEBATI për pagat e magjistratëve në Kuvend, Bardhi: Rrezikojmë të shkelim Kushtetutën, e përdorni sipas dëshirës! Balla: Hipokrizi!

DEBATI për pagat e magjistratëve në Kuvend, Bardhi: Rrezikojmë të shkelim Kushtetutën, e përdorni sipas dëshirës! Balla: Hipokrizi!

September 17, 2026
Trump: Do të shqyrtoj kërkesën e familjeve të viktimave për publikimin e të dhënave të 11 shtatorit -

Trump: Irani kontaktoi drejtpërdrejt SHBA-në, dëshiron të arrijë një marrëveshje

September 17, 2026
LIVE/ Brenda Kuvend, jashtë protestë! Qytetarët grumbullohen në akset para Parlamentit, polica me gardh metalik! Debate në seancë

LIVE/ Brenda Kuvend, jashtë protestë! Qytetarët grumbullohen në akset para Parlamentit, polica me gardh metalik! Debate në seancë

September 17, 2026
PS rrëzoi kërkesën për magjistratët, Bardhi: S’mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve! E përdorni Kushtetutën si letër higjienike

PS rrëzoi kërkesën për magjistratët, Bardhi: S’mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve! E përdorni Kushtetutën si letër higjienike

September 17, 2026
Kuvendi LIVE/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës të draftit për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranca e rrëzon! Votohen dhe dekretet e Presidentit

Kuvendi LIVE/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës të draftit për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranca e rrëzon! Votohen dhe dekretet e Presidentit

September 17, 2026
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, reagon kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Për popullin shqiptar, ata janë dhe mbeten çlirimtarë

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, reagon kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Për popullin shqiptar, ata janë dhe mbeten çlirimtarë

September 17, 2026
Parlamenti nis dënimin e vendimit të Hagës për liderët e UÇK, deklaratë e përbashkët! Peleshi: Verdikt i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për historinë tonë!

Parlamenti nis dënimin e vendimit të Hagës për liderët e UÇK, deklaratë e përbashkët! Peleshi: Verdikt i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për historinë tonë!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com