• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

500 faqet e SPAK: Berisha u pasurua nëpërmjet dhëndrit Jamarbër Malltezi

by S T
12/09/2024 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

500 faqet e SPAK: Berisha u pasurua nëpërmjet dhëndrit

Në materialin 500 faqe të akt-akuzës ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha, Prokuroria e Posaçme vë theksin në disa momente kyçe, mes të cilave pretendon të provojë korruptimin e tij.

Përmes ligjeve apo akteve nënligjorë të miratuara, një nga veprimet e kryera nga ish-kreu i ekzekutivit, që sipas SPAK i ka dhënë përparësi privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, ka qenë një urdhër i firmosur nga Sali Berisha më 16 prill 2009.

Përmes tij, Berisha urdhëronte një kontroll tematik në Ministrinë e Mbrojtjes nga ana e departamentit Anti-Korrupsion të kryeministrisë ndaj një denoncimi të bërë nga katër anëtarë të familjeve ish-pronare, që pretendonin veprime abuzive të zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjatë hetimit, SPAK ka pyetur firmëtarët, të cilët ndonëse konfirmojnë firmat, kanë pretenduar se nuk mbajnë mend të kenë firmosur shkresën. Sipas SPAK, në këtë rast, Sali Berisha ka përdorur funksionin e tij si kryeministër për t’i ushtruar presion kontroll Komandës Mbështetëse përmes një kontrolli, që nga kjo e fundit të çohej para procesi i kthimit të pronës.

Në vlerësimin në kompleksitet të elementëve të hetimit, SPAK evidenton një kohë të shkurtër të procedurës së privatizimit të ish-kompleksit, ndryshe nga shumë procedura të ngjashme për të tjerë ish-pronarë. Në lidhje me përfitimet financiare, Struktura e Posaçme thekson se Sali Berisha ka përfituar kryesisht përmes dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

“Me qëllim ruajtjen e imazhit të një politikani që nuk është pasuruar asnjëherë, thotë SPAK, shtetasi Sali Berisha nuk do të rriste formalisht pasurinë e tij dhe ky përfitim do të kalonte tek shtetasi Jamarbër Malltezi”.

Po sipas SPAK, aksesi në pasuritë e bashkëshortëve Malltezi është i përhershëm nga familja Berisha dhe jo thjeshtë shfrytëzim i pasurive të tyre për akomodim, por edhe përdorim i shumave monetare, në vlera që duke pasur parasysh nivelin ekonomik të një politikani shqiptar, vetëm në pagën e tij nuk justifikohen. Ndërkaq, SPAK veçon në dosje edhe një rast përfitimi direkt të Sali Berishës në kuadrin e fushatës zgjedhore të vitit 2013, ku një këngëtar i ftuar prej tij, ka marrë pagesat për akomodim dhe udhëtim nga një shoqëri ku ishte aksioner Jamarbër Malltezi.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Sali Berisha, ka pasur pushtetin e mjaftueshëm për të kontrolluar të gjithë sektorët që duhet të bashkërendonin për kthimin e plotë të territoreve dhe objekteve të ish-kompleksit sportiv Partizani. Në këtë mënyrë, sipas SPAK, ai ka marrë përsipër përmbushjen e kërkesave duke pranuar shpërblim, që në vijim kalon në bashkësinë ligjore të familjes së vajzës së tij, Argita Malltezi, përmes bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezi.

Next Post
Veliaj dhe Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog vizitojnë Memorialin e Holokaustit në Tiranë: Vendi juaj na dëshmon se paqja mes njerëzve është e mundur

Veliaj dhe Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog vizitojnë Memorialin e Holokaustit në Tiranë: Vendi juaj na dëshmon se paqja mes njerëzve është e mundur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

March 20, 2026
Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

March 20, 2026
Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

March 20, 2026
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

March 20, 2026
NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

March 20, 2026
REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

March 20, 2026
Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

March 20, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 20, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Salianji kandidon përballë Berishës, avokati: Penalizohet nga dënimi penal. Me Bardhin gjasat janë që të ndryshohet statuti

March 20, 2026
A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In