• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

500 – 8000 dollarë paga, ja vendet e lira të punës në Dubai

by Java News
21/11/2015 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dubai dhe Abu Dhabi kërkojnë të punësojnë të rinj nga Shqipëria, ndërkohë që tashmë aplikimi është i mundur përmes ndërmjetësimit në zyrat e punës, në çdo qytet të vendit. Janë rreth 1.732 pozicione të lira për periudhën nëntor-dhjetor, të ndara në 500 profile të ndryshme, ndërkohë që “Gazeta Shqiptare” zbardh sot disa prej vendeve më të kërkuara si dhe pagat për secilën prej tyre, që variojnë nga 500-8000 dollarë. Ndër profilet që kërkohen janë: inxhinier, mësues kopshti, menaxher restoranti, operator në call-center, infermier, asistent-infermier, fotograf, magazinier, staf shërbimi në hotel etj. Ndërkaq, personat të cilët arrijnë të përfitojnë një kontratë të rregullt pune, do të kenë edhe benefite të tjera përveç pagës, ku më kryesoret janë akomodimi dhe ushqimi i mbuluar gjatë gjithë periudhës së punësimit. Bëhet fjalë për kontratë 2-vjeçare, e cila mbulon dhe siguracionet shëndetësore, benefite shtesë në bazë të performancës, kostot e licencimit për pozicionet që kërkojnë licencë si dhe transport vajtje-ardhje e akomodim-punë.

Kriteret
Për të aplikuar, çdo kandidat duhet të plotësojë edhe një sërë kriteresh. Ai duhet të ketë kryer arsimin e lartë në degën përkatëse (për pozicionet menaxheriale), të ketë nivel shumë të mirë të gjuhës angleze, eksperiencë pune në bazë të pozicionit që aplikon si dhe të jetë i komunikueshëm e i gatshëm për të punuar në grup. Përveç zyrave të punës, aplikimet mund të bëhen edhe përmes dërgimit të CV-së personale në adresën info@europeagency.al. CV-ja duhet të jetë me foto dhe në gjuhën angleze, ndërsa në subjekt duhet të shënoni pozicionin për të cilin aplikoni.

Kontratat
Pak ditë më parë, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi shpërndau kontrata pune për ata të rinj, të cilët kishin mundur të fitonin pozicionin e punës gjatë aplikimit. Duke u ndalur te kualifikimi i krahut të punës, Klosi theksoi se arsimi profesional është një nga mënyrat më të mira për të gjetur një punë. “Kërkesa e agjencive të punësimit për punëtorë të kualifikuar, është një kërkesë që duhet të na bëjë që të kuptojmë se arsimi profesional, kualifikimi, dija, zeja, janë mënyra më e mirë për të jetuar. Ne nuk mund të jemi vendi që ofron vetëm punëtorë për pagesa minimale apo profesione që nuk kanë nevojë për shumë aftësi. Ne arsimin profesional duhet ta shndërrojmë në një mekanizëm që duhet të ndryshojë nivelin ekonomik të këtij vendi”, – tha Klosi. Gjithashtu, teksa iu referua një sipërmarrësi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që ndodhej në krah të tij, ministri tha se ai ofron rreth 3000 vende të lira pune, ndaj është i hapur edhe për punonjës nga Shqipëria.

Pozicionet e punës, pagat dhe kriteret
Ü Inxhinier civil me profil duralumini Rroga 8000 dollarë plus komisione
Ü Menaxher projektesh Rroga 5000 dollarë plus komisione
Ü Menaxher restoranti Rroga 5000-8000 dollarë plus komisione
Ü Asistente zyre Rroga 1000 dollarë
Ü Mësuese në kopsht Rroga 1000 dollarë
Ü Agjente shitjeje në agjenci imobiliare Rroga 850 dollarë plus komisione
Ü Operator në call center Rroga 850 dollarë plus komisione
Ü Shofer taksie Rroga 1000 dollarë plus komisione
Ü Recepsionist spitali Rroga 900 dollarë
Ü Asistent infermier Rroga 1500 dollarë
Ü Infermier Rroga 2000 dollarë
Ü Recepsionist hoteli Rroga 600 dollarë plus komisione
Ü Security Rroga 600-1000 dollarë
Ü Specialist radio-komunikimi Rroga 500 dollarë plus komisione
Ü Host/ess Rroga 800 dollarë plus komisione
Ü Fotograf Rroga 1000 dollarë plus komisione
Ü Magazinier Rroga 500 dollarë plus komisione
Ü Staf shërbimi në hotel Rroga 500-800 dollarë plus komisione
Ü Specialist kamerash CCTV Rroga 1000 dollarë plus komisione

BENEFITE
• Pagesë mujore fikse sipas pozicionit
• Kontratë 2-vjeçare pune në një prej kompanive më serioze dhe më të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi
• Akomodim i mbuluar përgjatë gjithë kontratës së punës
• Siguracione shëndetësore të mbuluara
• Benefite në bazë të performancës
• Kosto e licencimit për pozicionet që kërkojnë licencë e mbuluar prej punëdhënësit
• Transport vajtje-ardhje, akomodim-punë
Kriteret
• Të ketë kryer arsimin e lartë në degën përkatëse (për pozicionet menaxheriale)
• Nivel shumë i mirë i gjuhës angleze
• Eksperiencë pune në bazë të pozicionit që aplikon
• Të jetë i komunikueshëm dhe i gatshëm për të punuar në grup

(Ola Mitre / GSH)

Next Post

Blindohet Brukseli, mbyllen metrotë dhe anulohen ndeshjet sportive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com