• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

50 oficerë të FRONTEX, nga nesër në kufirin e gjelbër shqiptar

by A R
20/05/2019 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 50 oficerë të FRONTEX, nga nesër do të vendosen në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë, në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, ku janë edhe zonat më të nxehta të ardhjes së migrantëve drejt Shqipërisë.

E ftuar në një studio televizive, zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda informoi mbi konkretizimin e kësaj marrëveshje të rëndësishme me FRONTEX, që është një nga agjencitë më të rëndësishme ligjzbatuese të BE-së.

Voda tha se Shqipëria është vendi i parë në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që ka finalizuar një marrëveshje të tillë me FRONTEX.

Oficerët e FRONTEX, sipas saj, do të jenë nga Gjermania, Republika Çeke, Kroacia, Sllovenia, Holanda dhe Rumania, ndërkohë që numri do të jetë fleksibël në varësi të situatave që do të kemi.

Zv/ministrja Voda tha se, 50 oficerët e FRONTEX do të bashkëpunojnë dhe bashkëveprojnë me oficerët tanë të policisë kufitare dhe migracionit.

Për shkak të eksperiencës, mjeteve dhe pajisjeve, sipas Vodës, ata do të jenë një vlerë e shtuar për vendin tonë. “Ndër pajisjet dhe mjetet logjistike vlejnë për t’u përmendur platforma të mëdha, që janë makina apo furgonë të pajisur me disa mjete brenda si sisteme vëzhgimi, radarë, radiomarrës, sisteme komunikimi, pajisje të kohëve të fundit, kamera termike etj. Kjo është një ndihmë e madhe pasi mbulimi i kufirit me rrugë tokësore apo patrulla është i vëshitrë për t’u kryer”, tha Voda, duke shtuar se në tërësi janë mbi 300 oficerë të kufirit dhe emigracionit që mbulojnë kufirin e gjelbër në gjithë territorin e vendit.

FRONTEX ka në fokus të punës së saj menaxhimin e integruar të kufijve, mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufijve me vendet e BE-së dhe me vendet e treta jashtë saj. E krijuar në vitet 2004-2005, mbas flukseve të mëdha migratore me të cilat u ndesh gjithë Europa kjo agjenci u fuqizua në staf duke kryer operacione jo vetëm në kufirin tokësor, por edhe në kufirin ajror dhe detar.

/a.rada

Next Post
Gruaja i helmoi nënën, i riu flet në gjykatë: Ja si e mora vesh

Gruaja i helmoi nënën, i riu flet në gjykatë: Ja si e mora vesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In