• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

50 mijë lekë për kartë vrojtuesi plazhi, pushuesit rrezikojnë jetën

by A M
04/09/2023 22:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Federata e Vrojtuesve të Plazhit është i vetmi institucion që lëshon certifikatat dhe kartat e vrojtuesve te plazhit.

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës shpjegoi mënyrën e trajnimit në dy faza, teori dhe praktikë, për pajisjen me kartë të vrojtuesit të plazhit.

“Një pjesë shumë e mirë e kurrikulës është për rolin e vrojtuesit të plazhit dhe rolin e vrojtuesit të plazhit, përgjegjësitë, si duhet të veprojë në raste rreziku, parandalimi dhe komunikimi me pushuesit për bazën ligjore që normon veprimtarinë e tyre”, tha ajo.

Emisioni “Stop” ra në gjurmët e një falsifikatori, i cili kundrejt shumave 50 mijë dhe 10 mijë Lekë të reja, të pajis me kartë për vrojtues plazhi ose ta rinovon atë, pas qenë nevoja të bësh trajnimin.

Mashtruesi: Alo!

Qytetari: Si je?

Mashtruesi: Po! Mirë!

Qytetari: Duhet të vesh te federate për këtë?

Mashtruesi: Po pra, ose do shkosh te federata në Tiranë ose ai që të ka dhënë kartën, të ka dhënë kursin në qoftë se ke bërë kurs gjithmonë. A ke bërë trajnim ti për..

Qytetari: Ka qenë një Lxxxxx ku e mbaj mënd unë.

Mashtruesi: Lxxxxx në Lezhë?

Qytetari: Po!

Mashtruesi: Po atij duhet ti thuash ose do shkosh në Tiranë

Qytetari: Kam edhe një djalë tip menaxheri që do ta lë aty. Dua t’i marr edhe atij një kartë.

Mashtruesi: Po ti e ke, e ke për rinovim apo për herë të parë e merr?

Qytetari: Për rinovim e ka pronari i objektit që ta sqaroj kështu. Ai që ka marrë licencën e plazhit kurse menaxheri e ka për ta bo.

Mashtruesi: E ka marrë licencën e plazhit zotëria apo jo?

Qytetari: Po!

Mashtruesi: Po pra, jo e ka marrë lejen e të gjitha për plazh?

Qytetari: E ka marrë lejen po i ka skaduar karta.

Mashtruesi: Ma ço si kartë. Ma ço si kartë me foto mua!

Qytetari: Po! Po për atë çunin tjetër?

Mashtruesi: Më ço kartë ID dhe foto.

Qytetari: E sa vete ajo?

Mashtruesi: Si?

Qytetari: Sa vete?

Mashtruesi: 500-nd (Mijë lekë)

Qytetari: 500-nd.

Mashtruesi: Po!

Qytetari: Për sa del?

Mashtruesi: Po 3-4 ditë besoj.

Qytetari: Ok! Mirë ja se ti nis unë.

Mashtruesi: Ok! Në rregull! Mi nis edhe flasim për gjithçka

Qytetari: Ok!

Ky fenomen ndikon drejtpërdrejtë në sigurinë e jetës së pushuesve. I infiltruari i emisionit shkon në lokalin, ku falsifikatori kërkoi takim dhe u pajis me kartën, që i mundëson punën si vrojtues plazhi.

Qytetari: Si kalove?

Banakierja: Ça kishit?

Qytetari: Një porosi. Ma kanë lënë në një zarf këtu.

Banakierja: Ça është kjo porosia?

Qytetari: Kështu më thanë.

Banakierja: Ky është zarfi.

Qytetari: Po! Si të thanë? Ja ta shoh aty.

Qytetari: Këto. Ok! Kjo është e .. Po certifikatë s’më ka dhënë ky mua?

Qytetari: Këtë do ta mbash. Kjo është e imja.

Banakierja: Po!

Qytetari: Do marrë vetëm këtë dhe do flas unë me këtë zotërinë. Do të lë 100 mijë lekë për këtë.

Banakierja: Po!

Qytetari: Ok?

Banakierja: Në rregull!

Qytetari: 1,2,3,4,5,6,7,8,9,10, numëroji

Banakierja: Në rregull!

Qytetari: Kjo është data, dy vjeçare. Ok! Shumë mirë është kjo. Ok!

Banakierja: I ke në rregull të dyja?

Qytetari: Ta shohim, ta provoj njëherë këtë.

Më pas, kësaj karte i bëmë një verifikim pranë Federatës së Vrojtuesve të Plazhit, si i vetmi institucion, që lëshon këtë dokument. Rezultoi, se karta ishte false.

“Vrojtuesi është certifikuar vite më parë, por kjo është kartë e rinovuar jo nga Federata, përmban logon e Federatës, Presidentit të saj, por kjo kartë nuk ka kaluar në databazën e rinovimeve”, tha sekretarja.

Qytetari: Mora vetëm atë të pronarit unë.

Mashtruesi: Po!

Qytetari: Edhe i dhashë 100 mijë lekë asaj gocës. Të shikoj këtë se kam hallin tim të thashë edhe do të them unë pastaj për tjetrën ok!

Mashtruesi: Po dëgjo! Kjo që u bë e reja je ti?

Qytetari: Po!

Mashtruesi: A je ti?

Qytetari: Po!

Mashtruesi: Prandaj më ke hap problem ti mua që se kam besuar kush është ça është.

Qytetari: Pse?

Mashtruesi: Thashë çne në Lezhë ky nga me këtë të folme nga jugu. Po se kemi, o vëlla kemi hallet tona. Duhet të kuptosh se si e bëj unë këtë gjë sepse unë bëj 10 veta, 15 veta i bëj me kurs se prandaj jam në Sarandë po bëj kurs këtu dhe 2-3 veta siç dalin si ti. Kur bëj unë këtë punën që e kam bazën në Tiranë ose në Durrës ai Lxxxx i Lezhës krijon probleme dhe thotë fut njërin për shembull që të më regjistroj mu që i jap këto pa kurse. Mu më hiqet licenca. E kupton vëllain?

Qytetari: Gjithsesi!

Mashtruesi: Prandaj e lashë në banak lokali. Unë thjesht kam ngel se nuk kam nerva t’ju rri nga mbrapa se të çoj ty sreenshot-e sa lekë kam për të mbledhur unë nga kjo punë se janë lekë që i kam bërë unë parapagim se më thonin jo po s’kemi besim ne derisa të bëhen kontratat e gjërat, firmosnin kontratat mbaronin të gjitha punët edhe…

Qytetari: Kur të mbarosh, hajd më tako e flasim.

Më pas bëhet një takim për marrjen e kartës.

Qytetari: Si je?

Mashtruesi: Ça bëre? Mirë!

Qytetari: Si kalove? Ça bëre?

(Tregon në celular pamjet nga marrja e kartës herën e parë, pamje nga kamerat e lokalit)

Qytetari: E ke lokalin tënd ti atë?

Mashtruesi: Jo mo burrë ça lokali. Ta kisha lokalin tim nuk merresha me këto.

Qytetari: Po si i more kamerat?

Mashtruesi: Unë jam IT dhe ky shoku punon IT te federata!

Qytetari: Është IT te federata?

Mashtruesi: Po! Edhe ai i sistemon këto po ai ka, ka frikë me dal vetë kështu e ja bëjmë nder njëri – tjetrit që dalim kështu.

Qytetari: Certifikatën kur do ta marrim? Kur do ma sjelli mua ai?

Mashtruesi: Po sot ishte si rregull o burrë por nuk ktheve përgjigje ti edhe tha jo ky paska qenë provokator, s’do me e bo fare!

Qytetari: Të hënën  marrë certifikatën unë të jap dhe lekët. Këshu do ta lëmë pastaj të hënën më jep certifikatën mua edhe…

Mashtruesi: Po!

Qytetari: Të të jap lekët unë. Ok!

Mashtruesi: Gjysmë ore, 1 orë I thashë o vëlla mos më vono se kam punët e mia, kam makinën në servis.

Qytetari: Po foto këtu apo s…..

Mashtruesi: Fotoja është ajo e kartës pra

Qytetari: Hë do vihet karta këtu?

Mashtruesi: Po!

Mashtruesi: Problemi më i vogël këtu te lokali do të dal unë garant për pjesën e lekëve…

Qytetari: 500 mijë Lekë tha ai , 1,2,3,4, 500 tha ai hë…

Mashtruesi: S’e di fare ai më tha edhe po s’ti dha lekët unë kam bërë një marrëveshje tjetër…

Qytetari: Eh pra më tha që kur të ….

Mashtruesi: Ai më shpjegoj vetëm një gjë që ta kesh parasysh ti dhe Çxxx tha kur të jetë te noterja të më marri në telefon. Vëre thikën nga vetja

Qytetari: Të marr vesh po…

Mashtruesi: Kjo është interes i dyfishtë dëgjo vëllain edhe ti edhe ai edhe ai fut një Lekë në xhep të vetë edhe ti mbaro punë.

 

Next Post
Johnny Depp në një lidhje me aktoren e famshme 20-vjeçare? Kjo është e vërteta!

Johnny Depp në një lidhje me aktoren e famshme 20-vjeçare? Kjo është e vërteta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli paralajmëron SHBA-të: Irani po planifikon atentat ndaj Donald Trump

Izraeli paralajmëron SHBA-të: Irani po planifikon atentat ndaj Donald Trump

July 10, 2026
Tatimet fshijnë 91.6 milionë euro detyrime për mbi 105 mijë tatimpagues, ja kush përfiton deri më 30 qershor

Ligji i faljes, fshihen detyrime në vlerën 313 milionë euro

July 10, 2026
Qeveria shkurton fondet për fermerët, shton te Fondi i Zhvillimit rreth 80 mln euro

Qeveria shkurton fondet për fermerët, shton te Fondi i Zhvillimit rreth 80 mln euro

July 10, 2026
Detaje nga vrasja në Laç: 40-vjeçari u qëllua me 7 plumba pranë banesës

Detaje nga vrasja në Laç: 40-vjeçari u qëllua me 7 plumba pranë banesës

July 10, 2026
Paradoksi ideologjik i politikës shqiptare

Paradoksi ideologjik i politikës shqiptare

July 10, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, diell në të gjithë territorin

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe kthjellime në të gjithë vendin

July 10, 2026
Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

Bardhi replikon me Ramën: Eurodeputetët miratuan amendamentet e opozitës të refuzuara nga PS

July 10, 2026
Spanja përfshihet nga zjarret, 12 persona humbin jetën, 6 të plagosur

Spanja përfshihet nga zjarret, 12 persona humbin jetën, 6 të plagosur

July 10, 2026
Franca e zgjidh gjithçka në pjesën e dytë, mposht Marokun 2-0 dhe shkon në gjysmëfinale

Franca e zgjidh gjithçka në pjesën e dytë, mposht Marokun 2-0 dhe shkon në gjysmëfinale

July 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In