• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

50 mijë euro mallra kontrabandë në furgonë, kapen dy të rinjtë nga Kukësi

by A R
31/01/2024 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë në aksin Milot-Tiranë, pasi transportonin nga Kosova me furgonë mallra me vlerë rreth 50 mijë euro, pa fatura tatimore. Mësohet se të arrestuarit janë nga Kukësi, përkatësisht Istref Onuzi dhe Ajet Doçi.

Policia ka sekuestruar 2 furgonët, produktet farmaceutike, kozmetike, ushqimore si dhe bizhuteri floriri.

“Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Passage”. Transportonin me furgonë, mallra me vlerë rreth 50 000 euro, pa fatura tatimore, kapen në flagrancë në aksin “Milot-Tiranë”, dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen 2 furgonët dhe mallrat e llojeve të ndryshme. Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se 2 shtetas transportonin me furgonë, mallra me vlerë të konsiderueshme, të dyshuara të kontrabanduara nga Kosova, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin policor të koduar “Passage”. Gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në aksin rrugor “Milot-Tiranë”, dhe u vunë në pranga shtetasit I. O., 29 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në fshatin Nange, Kukës. Në furgonët që drejtonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mallra të ndryshme (produkte farmaceutike,), me vlerë totale rreth 50 000 euro, të papajisura me fatura tatimore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, bëjnë me dije blutë.

/a.r

Next Post
“Do ju dua shumë edhe pse po ju lë”, letra rrëqethëse e lamtumirës e gruas së Jetnor Zhabolit: S’ju turpërova kurrë…!

“Vajza qante çdo ditë në shkollë, askush s’e kuptoi”/Rregullat brenda familjes së ‘burgosur’ në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com