Reperi 50 Cent nuk ka mbetur pa asnjë cent, atë e dime. Por ai e bën të duket sikur me të vërtetë është i tillë.
Para disa ditësh kemi raportuar se ai i ka dorëzuar gjykatësit të falimentimit një listë të kreditorëve të tij të shumtë, dhe Curtis Jackson Jr. është në mesin e tyre.
Sipas dokumenteve, reperi i ka para borxh edhe gjyshit të tij, në vlerë prej 1.737 dollarë. Por kjo është vetëm një pjesë e vogël e ajsbergut të borxhit total prej 26 milionë dollarë.









