• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

5 zyrtarë të lartë të BE dhe SHBA sot në Prishtinë, takim me Kurtin

by A R
20/01/2023 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara dërgojnë sot në Kosovë dhe Serbi një delegacion prej 5 zyrtarësh të lartë, në një sinjal të intensifikimit të përpjekjeve për të shtyrë palët drejt arritjes së një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Miroslav Lajçak, do të jetë i shoqëruar nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i Francës Emmanuel Bonne, ai i Gjermanisë, Jens Plotner dhe Francesco Talo, këshilltar i kryeministres italiane. Në Prishtinë ata pritet të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Vizitat në të dyja vendet synojnë të përgatisin terrenin për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë në Bruksel.

Sipas burimeve në Bruksel, në fokus do të jetë propozimi për një marrëveshje bazë dhe për organizimin e takimeve mes Kurtit dhe Vuçiç sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje. Synimi i bllokut evropian është që takimi I radhës me Kurtit dhe Vuçiç të mbahet parafundit të muajit janar.

/a.r

Next Post
Moti i keq paralizon vendin! Anulohet lundrimi i trageteve nga Durrësi, dëbora bllokon Rrugën e Arbërit! Uji ‘rrëmben’ 19 shtylla në Shkodër

Moti i keq paralizon vendin! Anulohet lundrimi i trageteve nga Durrësi, dëbora bllokon Rrugën e Arbërit! Uji 'rrëmben' 19 shtylla në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In