Një djalë 16-muajsh u qëllua për vdekje nga vëllai i tij 5-vjeçar të martën në një apartament në veriperëndim të Indianës, thanë autoritetet.
Nga të shtënat ka humbur jetën Isiah Johnson, 16-muajsh, tha mjekja gjyqësore e qarkut Tippecanoe Carrie Costello, shkruan NBC.
“Detektivët e Departamentit të Policisë Lafayette përcaktuan se fëmija u qëllua nga vëllai i tij pesëvjeçar, i cili kishte mundur të gjente një armë në apartament”, tha policia në një njoftim për shtyp të martën.
Fëmija është gjetur i vdekur nga plaga me armë zjarri brenda banesës.
/s.f