Është dënuar me 5 vite burg një polic nga Gjykata e Lezhës, me akuzën e vrasjes së një 15-vjeçari 5 vite më parë.
Skënder Seferi, punonjës i Policisë së Lezhës u dënua për ngjarjen e korrikut të vitit 2010, ku mbeti i vrarë adoleshenti Armando Skandaj.
Babai i tij Frederik Skandaj, u shpreh mjaft i pakqënaqur pas vendimit deuke deklaruar se “Prokuroria bëri avokatin e vrasësit në këtë proces”.
Polici Skënder Seferi mori dënim të ulët, pasi ai u akuzua ëpr vrasje nga pakujdesia, gjë e cila mohohet nga fmialjarët e 15-vjeçarit.
15vjeçari Armando Skandaj u vra gjatë një aksioni të bluve të Lezhës për kapjen e disa personave të cilët akuzoheshin për një grabitje.