Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pyjet e Darshës në Korçë. Nga informacionet e para mësohet se bëhet fjalë për 5 vatra zjarri, të cilat dyshohet të jenë të qëllimshme.
Në terren ndodhen forcat e Emergjencave Civile dhe autoritetet lokale, ndërsa zjarret në Dardhë dhe Nikoliç kanë mëse 3 ditë që janë ndezur. Ministria e Mbrotjes njofton se për shuarjen e zjarrit janë vënë në dispozicion 30 trupa tokësore dhe një helikopter i Forcave të Armatosura.