Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka njoftuar se sa i takon situatës me zjarrin në Shqipëri, aktualisht janë 5 vatra aktive.
Peleshi bën me dije se për shuarjen e tyre janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura,13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar.
Po vijon gjithashtu operacioni për kapsulimin e vatrave në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në bashkinë Vlorë.
Në fshatin Buz, në bashkinë Memaliaj po vijon puna nga terreni për izolimin e vatrës së zjarrit.
Është bërë e munduar shuarja e vatrës së zjarrit në fshatin Skrevan, bashkia Dimal, ku aktualisht ka vetëm prezencë tymi.
Situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Gjallicës, njësia administrative Shtiqën, bashkia Kukës”, shprehet ministri.
/f.stafa