• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

5 “thërrimet” e pensionistëve dhe 4 hidrocentralet elektoralë në 2013!

by Kristo Mërtiri
01/04/2023 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kristo Mërtiri

Mesdita e tretë e javës së fundit të marsit u mbars e polli zëra të zgjatur e gumëzhitës në zemër të metropolit. Disa OJQ, liderë e kalanderë politikë në opozitë dhe ndonjë analist fanatik në “pritë”, u shfaqën në publik duke kërkuar gjilpërën në kashtë rreth deklarimit të Kryeministrit se Qeveria kishte vendosur t’u jepte pensionistëve 5 mijë lekë shtesë (bonus) muajin e ardhshëm. Ndonjëri fërkoi duart dhe vrapoi për ta pagëzuar “lëmoshë elektorale”, “akt politik”, “abuzim me fondet publike” ose “nëse vjen nga rritja e deficitit është një borxh që u lëmë brezave të ardhshëm”, “po shkelet haptas Kodi Zgjedhor “ etj. Mirëpo, mëhallalinjtë e mi pensionistë te Bërryli, i shkelnin syrin njeri-tjetrit dhe filluan të derdhin jo pa humor e qesëndi mendimet e tyre kritike për këta gojështhurur e barkngopur që gjoja nuk i zë gjumi për Ligjet e për shtresat në nevojë. Arritën deri aty sa bënin pyetje therëse e të drejtpërdrejta, pa kokërr lajthie në gojë: Përse nuk ia mbushën mendjen Ramës e Qeverisë, që këto 5 thërrime t’i etiketonin si dhurata “për Ramazan e Bajram” ose “për Pashkë” dhe t’u mbyllej goja “opozitarëve” qaramanë e mediave namusqare ? Këto të fundit, para cdo Viti të Ri, cuditërisht shkruajnë e flasin gati përditë për të njëjtën shifër të rrumbullakosur e të mbështjellë mirë dhe e shesin me daulle brenda e jashtë Shqipërisë. Aq tepër e fryjnë me dashje e pa dashje dhe sikur është bërë nami, sa që tek njerëzit e ndershëm e dinjitozë të moshës së bardhë, herë-herë kthehet në boomerang e gati në fyerje të personalitetit. Më tej: Përse vallë ndonjë “kompetent” në Polit(h)ikë a në Financa, e pagëzon “lëmoshë”? Mbajmë mend që në monizëm na thuhej hapur me gojë e me shkrim se ato janë “para, ushqime e sende të ndryshme, që u jepen për mëshirë një lypësi, një të varfri a një të papuni në vendet kapitaliste e revizioniste”(?!). Dhe akoma më tutje, lëmoshat përcaktoheshin si “grurë i zier, meshë dhe ushqime të tjera, të cilat u ndaheshin të varfërve në raste përshpirtjesh”! Pra, gjetkë daullja e gjetkë dasma…

Por pensionistët nuk harrojnë të thumbojnë edhe ndonjë OJQ buzëlarë, që tundin e shkundin vulat, zyrat dhe statistikat e fryra e të shfryra sipas oreksit dhe vetëm e vetëm të nxihet vendi në sytë e ndërkombëtarëve. Ja pyetja e tyre rrufe: Që të mos blihemi për 5 thërrime nga Qeveritë, përse këtyre “joqeveritarëve” u dridhet dora e zemra dhe nuk e hapin asnjëherë thesin e donacioneve të ardhura nga Evropa e Perëndimi ? Sepse kanë mbi tre dekada që vjelin e vjelin për  hallet e popullit fukara ! Madje ka prej tyre që tashmë rrojnë e mbretërojnë nëpër vila dhe i vëzhgojnë me dylbi të këputurit ekonomikisht në fshatra e qytete. Dhe na shesin parime e moral me okë. Apo vazhdojnë t’i besojnë urtësisë së mocme, për të tjerët jo për veten: Më mirë një kokërr me djersë se një thes me lëmoshë ?! Sepse shumë pensionistë në tërë vendin nuk e kanë gjetur ende “mesin e artë”, as andej, as këtej, pa përfituar nga të dy krahët…

Llafollogët e gjithollogët parallinj e hipokritë sipërorë nëpër ekrane e faqe gazetash, për të na e mbushur kokën plot se janë “opozitarë të përjetshëm”, vazhdojnë në të njëtën udhë shërbimi, tërbimi e shpërblimi. Bashkë me ca liderë që nganjëherë tregohen të “dhembshur” e të “pikëlluar” për shtresat vërtet në nevojë ! Vecse mëhallalinjtë e mi flokëbardhë e mendimebardhë, të mërkurën që kaloi, lexonin me zë Nenin 4 të Kodit Zgjedhor ku thuhet qartë e saktë për ndalimin e bonuseve e pagave “4 muaj para zgjedhjeve politike”(të Qeverisë së Re). Dhe i dhanë karar me atë pyetjen plot spec: Ish pushtetarët e vjetër e të rinj, përse nuk kërkojnë “gjilpërën” rreth mullarit të tyre të korrupsionit sa një mal ? Apo drapri tërheq nga vetja…

Fjala vjen, gjitonja jonë Myrvete, motra e aktorit të njohur durrsak Muharrem Hoxha(me origjinë denbabaden nga Dibra e Peja), paska lindur në Ulzë, kur babai i saj Irfan ndërtonte bashkë me shokët Hidrocentralin mbi lumin Mat. E pastaj mbi lumin Bistricë në Sarandë, ku një ditë… i hodhën pabesisht e poshtërsisht prangat “për agjitacion e propagandë” ! Por  Myrveti, vajza e vetme, paska lindur fiks në datën e “heqjes së triskave” kur njerëzia po shpëtonte nga marrja e frymës, në 1957 ! Humori i saj me vëlla Rremën, nuk shteron. Vecse ikja e beftë e bashkëshortes së tij të mrekullueshme, për pak ia vrau edhe satirën e sidomos sarkazmën. Tre muaj më parë folëm gjatë me regjisorin legjendë të Estradës Profesioniste në qytetin bregdetar(mik i dajos tim dhe i peshtanakëve të Durrësit), të talentuarin Haxhi Rama…Dhe pensionistët e mençur hedhin edhe romuze. Mjaft prej tyre, vërtet “janë rritur me thërrime”, por Shqipërisë i falën gjithçka, djersë e mundime të pamata, atje “ku kishte nevojë Atdheu”. Dhe sot janë rreshtuar te “shtresat në nevojë” ! Pardje pyetën gati njëzëri e jo pa irritim : Përse harrojnë kaq shpejt vitin 2013 (Maj) këta soj politikanë e ish pushtetarë të “përgjëruar” për Kodin Zgjedhor, të cilët ia shitën një firme të huaj “Marksin”, “Engelsin”, “Leninin” e “Stalinin”(emrat e Hidrocentraleve), të gjithë në gjendje pune ? A do na shkoqitë dicka Doktori sot pas 10 viteve ?…Sepse shteti ynë do vazhdojë të paguajë deri 31 dhjetor 2044 (?!). Nga ajo shitje tepër e dyshimtë dhe plotësisht elektorale, na thoni sa qindarka fituan të shkretët pensionistë të Shqipërisë nga ata hidrocentrale ?

Duke mbyllur këto shënime, kujtuam edhe “shejtan budallain” e zgjuar zagorit, vjershëtorin origjinal e të papërsëritshëm që “nuk pati kritik që t’i pohonte apo t’i mohonte partishmërinë” e kohës. Kico Th. Spiri (Këthja), “ua ngatërron letrat të gjithëve, ua bën lëmsh llogaritë e pandehmat : kundërshtarët i druhen, aleatët nuk i zënë besë dhe nuk dinë c’të bëjnë me të, ta përgëzojnë apo ta injorojnë (gjersa më në fund kandisën dhe urdhëruan “të mos kërrente më vjersha”)…Përshembull, për 4 Hidrocentralet që u kullandrisën dhe u shitën  nga pushtpushtetarët e Doktorit në maj 2013 (vigjilje e zgjedhjeve politike), le të dëgjojmë 14 vargjet me zarar të Kico Spirit. “Sepse nuk ka burrë nëne ta ndajë mendjen : ka qesëndi apo adhurim. Nuk ka ende studiues të përcaktojë se ku fillon adhurimi dhe ku mbaron qesëndia…”.

Hidrocentralin kur e pashë/

Në Ulzë, plot goja thashë:/

Marksi brenda/

Mjekra jashtë !

Dhe ky shoku në Shkopet/

Engelsit shumë i ngjet !/

Në Selitë sa ma ka ënda,/

Sikur shoh Leninin brenda !/

Në Bistricë sec u cmalla,/

O Stalin, të lumtë palla !

U ndez drita, më nuk prita,/

Nëpër ujë c’u vërvita/

Dhe përqafova, m’u duk,/

Stalinin me gjithë cibuk !

/e.d

Comments 1

  1. Lili says:
    April 1, 2023 at 13:09

    Bëhu i arsyeshëm dhe jo i njëanshëm..Duhen indeksuar pensionet ,pasi çmimet e ushqimeve bazë janë në stratosferë..Sivjetweveria gangsterë e Edi Ramës,nuk ka bërë asnjë indeksin të pensioneve..dhe harron se ka 7650000 pensionistë ,të cilëve ju kërkon votën..
    Prandaj mos fol kodra pas bregut,por ju me këmbë në tokë,për mjerimin që ka pllakosur shtresën më vulnerabël të shoqërisë…Materialin ose ripunoje ose hiqe nga qarkullimi…Kjo që të shkruan është më e majtë se ty ..por nuk e duroj dot përbuzjen qeveritare dhe tradhtinë qe Edi Rama i ka bërë interesave kombëtare,pa bërë asnjë referendum..duke i dhënë toka pa asnjë kokërr leku NATOs,sikur të jetë e babait të vet Mbrojtja e Atdheut,detyrë mbi të gjitha detyrat.Asnjë pëllëmbë tokë të mos i jepet atyre që vranë 1.000.000 irakene të pafajshëm mes tyre 500.000 fëmijë.Faktet janë kokëforta…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

Kandidatë për Tiranën prej atyre që dogjën kryeqytetin?

November 24, 2026
Berisha me sytë te PS, ‘josh’ opozitën e zgjedh kandidatët nga PD

Berisha me sytë te PS, ‘josh’ opozitën e zgjedh kandidatët nga PD

November 24, 2026
Kapetanović: Turizmi rajonal ka nevojë për promovim të përbashkët!

Kapetanović: Turizmi rajonal ka nevojë për promovim të përbashkët!

November 24, 2026
Igli Tare te PSG? Ish-kapiteni i Shqipërisë publikon foton që ngjall dyshime për një lëvizje të bujshme dhe trazon rrjetin!

Igli Tare te PSG? Ish-kapiteni i Shqipërisë publikon foton që ngjall dyshime për një lëvizje të bujshme dhe trazon rrjetin!

November 24, 2026
Kryetari i Kuvendit i ndërpret fjalimin Aleksandër Vuçiçit, në Parlamentin e Serbisë shpërthejnë duartrokitjet!

Kryetari i Kuvendit i ndërpret fjalimin Aleksandër Vuçiçit, në Parlamentin e Serbisë shpërthejnë duartrokitjet!

November 24, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Qytete dhe qytetarë të pambrojtur, dhunues e barbarë të mbrojtur

November 24, 2026
“Nismë përtej krahëve politikë”- Projektligji për sponsorizimet, Balla: Sporti shqiptar ka nevojë për mbështetje financiare!

“Nismë përtej krahëve politikë”- Projektligji për sponsorizimet, Balla: Sporti shqiptar ka nevojë për mbështetje financiare!

November 24, 2026
Wadephul pret Tabakun në Berlin, diskutohen procesi i integrimit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve!

Wadephul pret Tabakun në Berlin, diskutohen procesi i integrimit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve!

November 24, 2026
E rëndë në Fier, sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

E rëndë në Fier, sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

November 24, 2026
Presidenti Begaj pret kreun e Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu, në fokus integrimi dhe pesë fusha me interes të përbashkët!

Presidenti Begaj pret kreun e Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu, në fokus integrimi dhe pesë fusha me interes të përbashkët!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In