• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

5 teknologjitë e humbura të njerëzimit

by Java News
21/07/2015 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bota kurrë nuk ka qenë më e përparuar teknologjikisht sesa sot, mirëpo nuk domethënë që teknologjia nuk ka humbur gjatë rrugëtimit të saj. Teknologji të shumta, shpikje apo procese prodhuese në lashtësi thjesht janë  zhdukur, ndërsa disa të tjera akoma në tërësi nuk mund t’i kuptojmë.

5. Violinat e Stradivarit

Violinat e Stradivarit111

Njëra ndër teknologjitë e humbura është edhe procesi i ndërtimit të violinave (por edhe të disa instrumenteve të tjera), të cilat kanë pasur tingullin shumë cilësor.

I ka prodhuar familja Sradivari në Itali (1650-1750), andaj duke pasur parasysh që është e pamundur të përsëritet cilësia e zërit të cilin e prodhojnë, janë bërë të njohura botërisht.

Deri tani kanë mbetur rreth 600 instrumente të Stradivarit, të cilat kryesisht kanë vlerën prej disa qindra e mijëra dollarësh.

4. Mekanizmi nga Antikitera

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Njëra ndër gjetjet më enigmatike arkeologjike është gjetja e njohur si Mekanizmi nga Ankitikera, mekanizëm i bronztë të cilin e kanë zbuluar zhytësit në bregdetin e ishullit grek Antikitera në fillim të shekullit XIX.

Mekanizmi përbëhet nga më shumë se 30 shkallë transmisioni, dhe mund të manipulohet në atë mënyrë që i përshtatet pozicioneve astronomike të Diellit, Hënës dhe planetëve të tjerë.

Mekanizmi është gjetur në mbetjet e anijethyerjeve, ndërkaq supozohet që daton nga shekulli I apo II para Krishtit.

Qëllimi i vërtetë i përdorimit të këtij mekanizmi akoma nuk është zbuluar, ndërkaq misteri rreth ndërtimit dhe përdorimit të këtij instrumenti i befason akoma shkencëtarët.

Aktualisht mbizotëron mendimi që ky mekanizëm është njëfarë ore që ka mundur t’i llogarisë fazat lunare, për ç’gjë disa e quajnë edhe “kompjuter i parë analog”.

3. Çeliku i Damaskut

Celiku i Damaskut

Ky lloj çeliku është një metal shumë i fortë i cili ka qenë i përdorur masivisht në Lindjen e Mesme në periudhën 1100-1700 para Krishtit.

Famën më të madhe e ka arritur në ndërtimin e shpatave dhe thikave.

Tehet e bëra nga ky çelik kanë qenë të njohura për forcën magjike dhe aftësinë e prerjeve, ndërkaq thuhet që kanë mundur t’i presin gurët dhe metalet e tjera, duke i përfshirë edhe shpatat më të dobëta.

Besohet se kanë qenë dy lloje çeliku: njëri nga India, ndërsa tjetri nga Sri-Lanka, të cilat pastaj i kanë shkrirë dhe i kanë bashkuar.

2. Bateria e Bagdadit

Bateria e Bagdadit

Këto artefakte të çuditshme janë zbuluar në vitin 1936 gjatë gërmimeve arkeologjike në fshatin Khuyut Rabbou’a, i cili gjendet rreth 20 km në juglindje të qendrës së Bagdadit të sotëm.

Në dhjetorin e vitit 1939, menjëherë pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, arkeologu gjerman, Wilhelm Kӧning, i ka gjetur në bodrumin e Muzeut Popullor të Irakut.

Menjëherë ka njohur ngjashmërinë e tyre me bateritë galvanike dhe publikoi punimin me të cilin konfirmoi që këto aparate elektrike mund të përdoren për shndërrimin galvanik të arit në argjend.

Rikonstruktimi i këtij aparati ka treguar që mund të gjenerojë rrymë elektrike nga 0,4 deri në 1,9 volt. Natyrisht, disa shkencëtarë mohojnë këto konstatime, sepse thonë që rikonstruksionet nuk janë të sakta.

1. Zjarri grek (Zjarri i detit)

zjarri grek11

Mbase është edhe më e njohura nga të gjitha teknologjitë e humbura ajo që njihet si Zjarri grek, arma ndezëse të cilën e ka përdorur ushtria e Perandorisë Bizantine.

Forma primitive e napalmit, Zjarri Grek është një lloj “zjarri ngjitës”, i cili ka mundur të ndizet madje edhe në ujë. Kjo armë është përdorur në mbrojtjen e Stambollit nga sulmet e pushtuesve arabë.

Është shfrytëzuar në mënyra të ndryshme. Në fillim në enë qelqi si p.sh. “Koktej molotovi”, më vonë si tyta të mëdha bronzi të montuara në anije luftarake nga të cilat janë shkrepur armë mbi anije armike.

Ka pasur madje edhe lloje më të vogla të cilat kanë mundur të përdoren në stilin e hedhësve modernë të zjarrit.

Next Post

Gjiknuri: Sistemi i transmetimit, me teknologjinë më të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In