• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“5 shkolla të reja në Laprakë”, Veliaj prezanton Ulsi Manjën në Njësinë 11: Krenar për punën e bërë në Tiranë

by
07/04/2021 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Njësia 11 në kryeqytet është një nga njësitë që është transformuar më shumë”.

Kështu tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, në cilësinë e drejtuesit politik të PS-së për kryeqytetin, Erion Veliaj teksa prezantoi në një takim me banorët e Laprakës, Ulsi Manjën, kandidatin për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit, i gjashti në listën e Tiranës.

Manja tha se krenohet me punën e bërë në Tiranë, ndërsa i premtoi Veliajt se në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës, do bëjnë fushatë për të, sepse në kryeqytet janë bërë punë shumë të mira.

“E kam për kënaqësi që jam sot në krahun tënd, si drejtues politik i Qarkut të Tiranës, por edhe si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Dhe kam arsye të krenohem, sepse Lapraka dita-ditës po kthehet në një nyje shumë të rëndësishme zhvillimi e Bashkisë së Tiranës. Është kantier ndërtimi në të gjithë territorin. Dhe kjo është falë punës së Erionit si kryetar bashkie. Por Erioni e ka thënë vazhdimit, dhe e thotë përsëri, e tha edhe sot që punët e mira që kemi bërë dhe që vazhdojmë bëjmë me Bashkinë e Tiranës janë të lidhura me qeverisjen qendrore”, sqaroi Manja.

Ndër të tjera, deputeti Ulsi Manja iu përgjigj pyetjes nëse do të ketë shkolla të reja në Laprakë. Ai tha se do ndërtohen 5 të tilla me standarde bashkëkohore dhe fëmijët e zonës do të shpëtojnë nga mësimi me dy turne. “Ne po përfundojmë dhe janë gati në shtator 5 shkolla të reja. Janë 2 shkollat në Kodër-Kamëz, pra në Institut Bujqësor, është shkolla “Nënë Tereza” dhe ‘Xhon Kenedi’, dhe një kopsht i ri me kapacitet 250 fëmijë, me të gjitha kushtet bashkëkohore. Është shkolla ‘Andrea Stefani’ që po përfundon tek rrethrrotullimi i Shqiponjës, dhe janë dy shkolla të tjera të reja, që i kemi kufi me Njësinë 9, por që do të aksesohen nga të dy njësitë bashkë, është shkolla ‘Kristo Frashëri’ dhe ‘Vaçe Zela’”, bëri me dije Manja.

Veliaj dhe Manja sqaruan se projekti i Unazës së Madhe do i japë një zhvillim të madh zonës, duke rritur edhe vlerën e pronës. Kryebashkiaku u shpreh se projekti parashikon që gjithë sipërfaqet sipër nënkalimit do kthehen në parqe të vogla me gjelbërim dhe me pemë.

“Lapraka me Unazën e Re do kthehet në një pol të ri zhvillimi, ku çmimet e pasurive të paluajtshme dhe zhvillimi i jetës sociale-ekonomike do të jetë në nivele të krahasueshme si me të gjitha Njësitë e tjera të Tiranës, që janë brenda Unazës së Vogël”, nënvizoi Manja.

Ndërsa Veliaj shtoi, – “Projekti fillestar ishte projekt ku rrethrrotullimi ngrihej në lartësi dhe krijohej le të themi një mur ndarës, qoftë le të themi nga ana vizive, me të dy anët e njësisë. Ndërkohë projekti i ri e ka çuar të gjithë nyjën e trafikut nën tokë. Pra jo vetëm që nuk do ta izolojmë, pra jo vetëm që nuk do ketë një mur që ndan dy anët e rrugës si bina aty, por të gjitha sipërfaqet sipër do të kthehen në parqe, që trafiku të shkojë poshtë, dhe njerëzit jo vetëm mos t’ju pengohet syri, por edhe t’ju kënaqet syri me parqet që do krijohen në të katër cepat e kryqëzimit të madh.”/ b.h

Next Post
EMRAT: Dy prej organizatorëve të rëndësishëm të grevës në Rinas, drejtues në Partinë Demokratike

EMRAT: Dy prej organizatorëve të rëndësishëm të grevës në Rinas, drejtues në Partinë Demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In