• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“5 Qershori”, si tek filmi i Antonio Albanese!

by Ben Andoni
23/07/2020 23:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

“È già ieri” (“Është përsëri dje”) është një film i vitit 2004 me regji të Giulio Manfredonia, që interpretohet mrekullisht prej aktorit të njohur italian Antonio Albanese. Në fakt, është një përshtatje e filmit të Hollywood “Groundhog Day” të vitit 1993 me regji të Harold Ramis, ku rolet kryesore i luajnë çifti i mirënjohur i aktorëve Bill Murray dhe Andie MacDowell. Në variantin italian, Albanese luan rolin e Filippo Fontana,  një drejtues televiziv i specializuar për zoologjinë, i cili mbetet në një ishull të vogël për një reportazh kushtuar lejlekëve dhe që për çdo ditë që kalon i duket se është e njëjta ditë, duke e futur në një krizë të thellë ekzistenciale. Mrekullia e gjetjes kinematografike është përshtatja e elementit të kohës në një dinamikë aksioni në veprën artistike.

Duke u kthyer në argumentin tonë: kjo është ajo që të lidh sot me “Marrëveshjen e 5 Qershorit”, ku palët kryesore nënshkruan një marrëveshje aq të përfolur, që e mohuan pak ditë më parë, dhe që u votua prej parlamentit me një shumë votash, duke e kthyer absurdin politik shqiptar aty ku ishte për të gjithë këtë kohë, paçka përfoljeve dhe ndryshimeve, që duhen të vlerësohen në thelb.

Për publikun, sot, është një lodhje shumë e madhe mendore në këtë kohë pandemie, për të kuptuar ndryshimin dhe dobinë e Listave të Hapura ndaj atyre të Mbyllura, pse dikur e donin dhe tashmë nuk e duan, me një sërë gjërash që janë të pamundura të bëhen, me patetizmin natyral të Edi Ramës dhe kinse-lojën e Lulzim Bashës, me absurdin e votës së Rudina Hajdarit dhe të tjerëve, që pas marrëveshjes së madhe me partinë jashtë parlamentit u rikthyen në tryezën e Këshillit Politik!!!

Sqarimin më të madh e dha shefi teknik ose përfaqësuesi i PS-së në këtë tryezë, më i përfoluri dhe më i papranueshmi nga Opozita (që pastaj u fotografua në një mbledhje shumë komode me të): Pak ditë më parë, shpjegoi pak a shumë se asgjë nuk do të ndryshojë dhe se është e pamundur që gjërat të lëvizin ashtu si percepton publiku me çdo lloj varianti, pasi Shqipëria prodhon për politikë njerëz si ai dhe kolegët e tij të Majtë dhe të Djathtë dhe kjo nuk ndryshon me këtë gjendje që jemi, edhe pse ai e dinte dhe e konfirmonte se jashtë Parlamentit, vendi është me plot njerëz me merita dhe me shumë më tepër integritet. Dhe, duke sqaruar më poshtë, nxori një nga paradokset më të mëdha të shoqërisë shqiptare por edhe sëmundje gati malinjë që na shoqëron, të cilën ai vetë me kolegët e ka thelluar deri aty ku nuk mban më se: pas dobësimit të shkollës, të strukturave që ndijnë meritat, por edhe funksionalizimit të shtetit në të gjitha hallkat, e kësaj klase politike, do të kemi gjithnjë të njëjtët njerëz…dhe të njëjtën sjellje të politikës!!!

Dhe, zyrtarisht, këtë e vërtetoi dhe struktura që certifikon subjektet politike shqiptare. Pak orë më parë, ambasada amerikane, garantja e kësaj marrëveshje ka përshëndetur nënshkrimin në parlament: “…të legjislacionit për reformën zgjedhore që kodifikon marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian. Përgëzojmë të gjitha partitë që u siguruan që marrëveshja e 5 qershorit u arrit, u respektua, dhe u zbatua në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Kjo mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duhet të jetë një normë për ndërmarrjen e akteve të rëndësishme kombëtare”.

Me pak fjalë, duket se nuk ndryshon asgjë por kemi folur për Hapjen e Listave, nënkryetarit që kontrollon identifikimin biometrik dhe elementëve të tjerë, votën e emigrantëve, të gjitha elementë që shkojnë deri diku me vërejtjet e OSBE-ODHIR-it. Veçse, ata që do numërojnë do jenë me të njëjtin mentalitet, vota do të kërkohet njësoj, kryetarët do jenë sërish ata që do kontrollojnë, ashtu si më parë dhe pak më parë. E fatkeqësisht, njerëzit, në vend të kërkojnë mundësinë që publiku t’i jepet e drejta e Referendumit, si shprehje e demokracisë direkte, në vend të kërkojnë arsim më të përparuar dhe element të tjerë, po dhe do mbyten sërish në retorikën boshe të politikës së përditshme, që do t’u rrëmbejë votat edhe për një mandat tjetër me anë të një retorike trullosëse. “… Vetëm fuqia magjike e fjalës së folur e ndryshon historinë”, citon me cinizëm studiuesja politike Alinka Belyaeva, fjalët e Hitlerit në “Main Kampf” duke sjellë faktin e frikshëm se retorika e politikanëve po e mbyt realitetin, ashtu si në botë kinse prezantimi i një tregu të lirë, terrorizmi ndërkombëtar, mbrojtja e të drejtave të njeriut – të gjitha këto fraza e detyrojnë një person të publikut thjesht të gjykojë jo ngjarjet, por emrat, sipas saj. Ndaj, shqiptarët në vend të ndryshimit kanë mbetur e do mbesin edhe për një dekadë tek emrat e 5 njerëzve, Meta, Rama, Basha, Berisha, Kryemadhi, që i kanë marrë frikshëm nën pushtetin e tyre. Pra, ky sistem do prodhojë të tillë situata, por mbesim në qerthullin e një elementi që përsërit vetveten. Sërish, zgjedhjet shqiptare, me gjithë ndryshimet, do të përmbajnë një mal me gabime dhe kundravajtje…për të mos thënë me emrin e tyre të vërtetë krim zgjedhor, ku rëndësi ka vetëm konfirmimi i politikanëve. Historia jonë politike do të mbetet kështu, pasi jemi të rrethuar nga manipulimi i zgjuar, para të cilit për çdo kohë jemi gjithnjë e më të pafuqishëm.

…

Kështu ndodh me ankthin e Filippo Fontana, kur vjen pastaj e përballet me një tollovi të habitatit të lejlekëve dhe vdekjen e një burri të vjetër, të njohur të tij, që ai me këtë aftësi edhe pse e di e përpiqet ta parandalojë sëmundjen e tij, nuk ia arrin dot te… “È già ieri”. (Javanews)

 

Next Post
Tentuan të vidhnin ishin katolike, por çanë tubat e gazit/ Parandalohet ngjarja e rëndë në Korçë

Tentuan të vidhnin ishin katolike, por çanë tubat e gazit/ Parandalohet ngjarja e rëndë në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In