• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

5 persona e dy makina për vrasjen biznesmenit në Tropojë. Çfarë tregojnë pamjet e tre kamerave të sigurisë

by Java News
16/01/2020 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë tre video të sekuestruara nga prokuroria e Tropojës, të cilat kanë fiksuar qartë momentin kur 5 persona në dy automjete, janë afruar dhe kanë qëlluar rreth 13 plumba mbi biznesmenin Guxim Gjyriçi, ngjarje kjo e ndodhur më 5 Janar të këtij viti. Tashmë këto tre video janë në analizim e sipër nga specialistët e filmimeve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në Tiranë, ku po punohet për qartësimin e filmimit.

Kamerat e instaluara në disa biznese në Tropojë, por edhe një kamera që ndodhet në ambientet e karburantit që menaxhohej nga viktima, ka fiksuar momentin kur afrohen autorët dhe qëllojnë në drejtim të Guxim Gjyriçit. Filmimet tregojnë se autori i është afruar dhe më pas e ka qëlluar rreth 13 herë me pistoletë dhe më pas është larguar me vrap, duke hyrë në një autoveturë të zezë.

Qitësi nuk ka qenë i vetëm, pasi prokurorët e Tropojës dyshojnë se në këtë vrasje kanë marrë pjesë 5 persona, me role të ndara nga njëri-tjetri, të cilët fillimisht e kanë survejuar viktimën dhe më pas kanë vepruar sapo Gjyriçi ka dalë jashtë ambienteve të karburantit. Në këtë moment është futur në veprim qitësi, i cili ka shfrytëzuar praninë e disa makinave të parkuara aty afër, duke i përdorur ato si mburoja për t’u fshehur dhe më pas është shfaqur shumë afër viktimës dhe nga pas Guxim Gjyriçit, duke e qëlluar disa herë me pistoletë pas shpine. Pas vrasjes autori ka nxituar të hipë në një makinë.

Në një video tjetër të sekuestruar nga prokuroria, duket qartë se një makinë ngjyrë e zezë, largohet me shpejtësi nga dalja e qytetit të Tropojës. Pas saj një makinë tjetër e bardhë, thonë burimet pranë prokurorisë Tropojë, e ndjek me shpejtësi. Të dyja makinat kanë marrë drejtimin për në Has, ku dhe siç është konstatuar një ditë pas ngjarjes, njëra prej makinave është djegur plotësisht.

Ndërsa ka shumë gjasa që autori dhe bashkëpuntorët e tij në këtë vrasje të rëndë që tronditi Tropojën, janë larguar me makinën tjetër, që i shoqëronte. Nuk dihet me saktësi pasi nuk ka ende asnjë të dhënë të dokumentuar, nëse skuadra e qitësve ka qëndruar në Kukës, apo është drejtuar në Tiranë apo pikës së kalimit Kufitar Morinë, duke hyrë në Kosovë.

Deri në këtë fazë të hetimit, prokuroria e Tropojës është ende larg për të identifikuar dhe lokalizuar autorët e këtij krimi. Guxim Gjyriçi administronte një pikë karburanti në qytet. Por herët në kohë, Gjyriçi dhe vëllai i tij, kanë mbajtur kontakte të ngushta me vëllezërit Haklaj, kjo për shkak edhe të miqësisë farefisnore që ata kanë pasur ndër breza. Pikërisht kjo vrasje e ndodhur vetëm pak ditë pasi kishte hyrë Viti i Ri 2020 në Tropojë, dyshohet se ka lidhje me hasmëritë e vjetra të familjes Haklaj dhe rrethit miqësor e shoqëror të kësaj familje.

Lidhja e Gjyriçit me Haklajt

Guximtar Gjyriqi, baba i tre fëmijëve, është kushëri i largët me Fatmir Haklajn, ish-shefin e komisariatit të policisë së Tropojës, që dha dorëheqjen nga posti më 9 janar 1998. Ende nuk dihet nëse vrasja e Guximtar Gjyriqit lidhet me ndonjë konflikt të çastit apo hakmarrje, por burime konfidenciale thanë për Shqiptarja.com se familja Gjyriqi nuk ka pasur lidhje me atë se çfarë ndodhi me Haklajt, dhe janë të vetmit që nuk kanë lëvizur nga Tropoja, duke jetuar të qetë ndër vite. Fatmir Haklaj dha dorëheqje nga strukturat e policisë së shtetit, menjëherë pasi iu vra vëllai Shkëlqim Haklaj. Ndërkohë që u vra më 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi. /shqiptarja.com/

Next Post
“O goca të lutem”/ Del VIDEO e dytë e rrahjes së Trejsi Sejdinit në makinën luksoze: Po gjuji mo p***r*bsh, do t’ju q* racën…

“O goca të lutem”/ Del VIDEO e dytë e rrahjes së Trejsi Sejdinit në makinën luksoze: Po gjuji mo p***r*bsh, do t’ju q* racën…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenca greke e BE, ministri i Jashtëm: Prioritet anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor

Presidenca greke e BE, ministri i Jashtëm: Prioritet anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor

June 19, 2026
Ndryshimet në Kodin Rrugor të miratuara në Kuvend/ Nëse kapesh 2 herë i dehur në timon, hiqet patenta

Ndryshimet në Kodin Rrugor të miratuara në Kuvend/ Nëse kapesh 2 herë i dehur në timon, hiqet patenta

June 19, 2026
10 grabitje në argjendari dhe biznese/ Goditet banda shqiptare në Itali, gjendet 500 mijë euro mall

10 grabitje në argjendari dhe biznese/ Goditet banda shqiptare në Itali, gjendet 500 mijë euro mall

June 19, 2026
Ristrukturimi i qeverisë maqedonase, nis takimi mes kryeministrit Mickoski dhe shqiptarëve të VLEN

Ristrukturimi i qeverisë maqedonase, nis takimi mes kryeministrit Mickoski dhe shqiptarëve të VLEN

June 19, 2026
Një nga të akuzuarit për vrasjen e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO-së liron nga qelia Ilir Selmanin

Një nga të akuzuarit për vrasjen e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO-së liron nga qelia Ilir Selmanin

June 19, 2026
KLP-ja e vërtetoi se e ka personale me Veliaj, gallata e një gjyqi si “Kulla e Babelit” mes plehrave të Tiranës

KLP-ja e vërtetoi se e ka personale me Veliaj, gallata e një gjyqi si “Kulla e Babelit” mes plehrave të Tiranës

June 19, 2026
Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

June 19, 2026
Ndreca sulmon KLP-në pas shtyrjes së seancës: Po bëhet palë me paligjshmërinë, Veliaj nuk paraqitet për shkak të “kafazit të xhamtë”

Ndreca sulmon KLP-në pas shtyrjes së seancës: Po bëhet palë me paligjshmërinë, Veliaj nuk paraqitet për shkak të “kafazit të xhamtë”

June 19, 2026
Avokati i Popullit në Kuvend: Drejtësia, pronat dhe të paraburgosurit, problemet kryesore në Shqipëri

Avokati i Popullit në Kuvend: Drejtësia, pronat dhe të paraburgosurit, problemet kryesore në Shqipëri

June 19, 2026
Rriten tensionet SHBA-Izrael, Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

Rriten tensionet SHBA-Izrael, Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In