• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

5 muaj seancë paraprake, ç’po ndodh me dosjen e aferës “Partizani”? Berisha e Malltezi taktikë për zvarritje pa fund

by B K
18/03/2025 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gati 4 vite e gjysmë nga nisja e hetimeve, mbi 6 muaj pasi Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë u morën të pandehur nga SPAK dhe rreth 5 muaj pas dërgimit të dosjes në Gjykatën e Posaçme, procesi gjyqësor për aferën korruptive “Partizani” ende nuk ka nisur. Rreth 5 muaj seancë paraprake, një zvarritje e habitshme dhe pa justifikim.

Sali Berisha u mor i pandehur me akuzën e korrupsionit pasiv më 11 shtator 2024. Një muaj më pas më 15 tetor, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai dërguan në gjykatë 333 fashikujt hetimorë, ndërsa të nesërmen më 16 tetor u caktua me short gjyqtarja e seancës paraprake Flojera Davidhi, e cila vetëm pak javë pasi e mori në duar, vendosi t’i heqë masën e sigurisë ish kryeministrit Berisha, duke e çliruar nga “arresti shtëpiak” ku qëndroi për 11 muaj. Vendim i cili u rrëzua në Apel, ku gjyqtari Engert Pëllumbi i riktheu masë sigurie ish kryeministrit, këtë herë detyrimin për tu paraqitur dy herë në muaj në Prokurorinë e Posaçme.

Davidhi, tashmë e përcaktuar si gjyqtarja e seancës paraprake të “Partizanit”, caktoi 24 tetorin për seancë të parë, ku logjikisht mund të kishte edhe një vendim për kalim të dosjes në gjyq, por edhe tani kur kanë kaluar më shumë se 10 seanca të gjata dhe shtyrje pa fund, ende s’ka një vendim.

Si fillim kërkesa pafund të pranuara të avokatëve mbrojtës të palëve për kohë për tu njohur me materialet. Kohë u kërkua edhe ne seancën e dytë ndërsa me pas ishin prokurorët ata që pas tre seancash më 6 janar të këtij viti, përfunduan leximin e kërkesës për gjykim, ku kërkuan kalimin për gjykim të të gjithë të pandehurve.

Pas prokurorëve, radha e mbrojtjes! Fillimisht ishin avokatët e Berishës, të cilëve iu deshën tre seanca të plota vetëm për leximin e 300 faqeve pretendime të tyre. Më pas mbrojtja e Malltezit dhe të pandehurve të tjerë, Bektashi, Begeja, financieres Pustina e deri të kompanitë e marra të pandehura “Homplan” “Studio Pustina” dhe kompania “Kontakt”. Që nga janari e deri te seanca e fundit e zhvilluar më 13 mars, mbi 2 muaj, përfundoi mbrojtja e të gjithë të akuzuarve në seanca të gjata që nisnin nga ora 9:00 e përfundonin në orën 16:00.

Seanca e radhës është caktuar më 4 prill. Do të jenë prokurorët ata që do t’i përgjigjen pretendimeve të avokatëve për të kaluar më pas fjalën te gjyqtarja Davidhi. Ende nuk ka një datë për vendimmarrje. Pra duket qartë një tendencë nga palët për ta zvarritur një proces që duket sikur po e çojnë në “kalendat greke”. Qëllimi siç duket është që të paktën gjyqi i themelit të mos nisë para zgjedhjeve të 11 majit. Dërgimi në gjyq i dosjes do të ishte përballja e parë reale e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë shqiptare.

Berisha dhe Malltezi vijojnë të jenë në masë sigurie, i pari “detyrim paraqitje” dhe i dyti “arrest shtëpie”. Ish kryeministri është i pandehur për korrupsion pasiv dhe akuzohet se lejoi një zinxhir të tërë institucionesh që të shkelnin ligjin duke ua dhënë kompleksin Partizani ish-pronarëve, ku përfituesi kryesor është dhëndri i tij, i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Në pronat e ish-klubit u ndërtuan të paktën 19 kulla pallatesh, duke u siguruar një fitim miliona euro nga ky biznes që nisi me paligjshmëri.

Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”.Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’, si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan. Paralelisht SPAK ka vënë në sekuestro preventive pasuri të shumta që i përkasin Jamarbër dhe Argita Malltezit, sekuestro e konfirmuar deri në Gjykatë Kushtetuese, ku përfshihen dhjetëra apartamente, vila, troje dhe llogari bankare, të cilat do të qëndrojnë të sekuestruara deri në përfundim të gjykimit. Ndërkohë një tjetër hetim vazhdon me fraksion të kësaj dosjeje për pasurinë e ish-kryeministrit dhe verifikime nëse familjarët e tij kanë përfituar nga vendimet e tij si me rastin marrjes së truallit të Kompleksit Partizani dhe ndërtimin e 19 kullave nga dhëndri i tij.

Next Post
Rama dhe ministri Vengu inspektojnë Bazën Ajrore të Kuçovës: Po kthehet në aset strategjik të NATO-s, dronë dhe teknologji ushtarake e fjalës së fundit

Rama dhe ministri Vengu inspektojnë Bazën Ajrore të Kuçovës: Po kthehet në aset strategjik të NATO-s, dronë dhe teknologji ushtarake e fjalës së fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bien çmimet e naftës, aksionet rriten

Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në rajon, çmimi rreth 30% mbi mesataren

August 28, 2026
Paraditja me kthjellime, pasditja me reshje shiu në disa zona

Paraditja me kthjellime, pasditja me reshje shiu në disa zona

August 28, 2026
Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com