• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“5 mln $ për të rinjtë dhe të rejat që duan të hapin një biznes”

by
06/10/2015 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“5 mln $ për të rinjtë dhe të rejat që duan të hapin një biznes”

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me partnerët norvegjezë, prezantoi sot në kryeqytet “Crimson Funding”, i cili siguron një fond prej rreth 5 milionë dollarësh në formë kredie të favorshme për zhvillimin e bizneseve të mesme dhe të vogla, ku bashkia financon 25 për qind të tij me qëllim punësimin e rreth 800 personave.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e konsideroi atë si një mundësi të shkëlqyer për të gjithë ata që deri më sot, për shkak të burokracive, e kanë pasur të pamundur zhvillimin e ideve të tyre për të bërë biznes.

Në fjalën e tij Veliaj tha: “Kjo është një mënyrë alternative financimi, me fleksibilitet në heqjen e barrierave burokratike, për të asistuar një të ri apo të re me talent, që ka një ide dhe që do ta fillojë ta lidhë jetën dhe suksesin e vet ekonomik me qytetin tonë të Tiranës”.

Gjithashtu, kryebashkiaku Veliaj sqaroi se bashkia që ai drejton do të kontribuojë fillimisht në këtë fond me një shumë prej afro 1 milionë dollarësh, me synimin që në fund të mandatit, vetëm falë projekteve që do mbështeten nga ky fond, të krijohen më shumë se 800 vende të reja pune.

Veliaj shtoi: “Nëse qëllimi ynë është që të punësojmë 800 vetë, atëherë kjo do të ishte absolutisht një histori suksesi”. Ai shpjegoi se fondi i krijuar falë këtij bashkëpunimi është një mundësi alternative për t’i ardhur në ndihmë kujtdo që kërkon të zhvillojë një biznes në territorin e Tiranës.

“Qëllimi ynë janë djemtë dhe vajzat e këtij qyteti, që kanë një ide të shkëlqyer, të cilët deri më sot kanë pyetur veten: Si nuk gjeta një institucion pa burokraci, të më japë një dorë sot për çeljen e biznesin tim”, vijoi kryetari i baskisë së Tiranës.

Kryebashkiaku shtoi se nisma të tilla kanë potencialin të ndikojnë dhe ndryshojnë jetët e njerëzve që përfshihen dhe përfitojnë nga këto projekte. Kjo, sipas tij, sepse mbështetja e biznesit të vogël dhe të mesëm do të thotë mbështetje e 99% të gjithë biznesit që zhvillohet në Tiranë.

Më pas Veliaj theksoi: “A është ky një shpenzim inteligjent për Bashkinë e Tiranës, që 1 milion dollarë t’i heqë mënjanë për një projekt të tillë? Përgjigja është po! Për ne ky nuk është një shpenzim, por një investim, jo vetëm sepse kreditë jepen me normë interesi, por sepse e shohim edhe si një investim në jetën ekonomike të qytetit tonë”.

Në fund Veliaj bëri të ditur se edhe qeveria qendrore ka shprehur interes që të kontribuojë me një shumë të caktuar në këtë fond të veçantë, si një zgjidhje e duhur për t’i dhënë më shumë besim të rinjve dhe të rejave të zhvillojnë idetë dhe talentet e tyre.

 

Next Post

Skandali në QSUT, Beqaj: Grup pune për ta hetuar rastin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një letër e hapur për kancelarin Friedrich Merz

Një letër e hapur për kancelarin Friedrich Merz

May 28, 2026
Paradoksi / Pse Evropa po ngrohet me shpejtësi dyfish më të lartë se mesatarja globale?

Paradoksi / Pse Evropa po ngrohet me shpejtësi dyfish më të lartë se mesatarja globale?

May 28, 2026
Alaudin Malaj: Veliaj do të dalë nga burgu, ja kur do të vendosë gjykata

Alaudin Malaj: Veliaj do të dalë nga burgu, ja kur do të vendosë gjykata

May 28, 2026
“Berisha nuk e rrëzon dot qeverinë”, Rexhaj: Tre skenarët sesi mund të largohet kryeministri Rama

“Berisha nuk e rrëzon dot qeverinë”, Rexhaj: Tre skenarët sesi mund të largohet kryeministri Rama

May 28, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

“Vendimet e Kushtetueses si leje ndërtimi”, Manjani: GJL duhet ta shqyrtojë sërish rastin Veliaj

May 28, 2026
Reforma në ushtri, Qeveria miraton rregullat e reja për njësimin e gradave me funksionet në Forcat e Armatosura

Reforma në ushtri, Qeveria miraton rregullat e reja për njësimin e gradave me funksionet në Forcat e Armatosura

May 28, 2026
Çfarë modeli të mbrojtjes ka Finlanda, që Albin Kurti po e merr si shembull?

Çfarë modeli të mbrojtjes ka Finlanda, që Albin Kurti po e merr si shembull?

May 28, 2026
Panik te “Myslym Shyri”, bie zjarr në një pallat, banorët dalin në rrugë

Panik te “Myslym Shyri”, bie zjarr në një pallat, banorët dalin në rrugë

May 28, 2026
Zogistët i dalin në krah Aulon Kalasë, kërkojnë rinumërimin e votave në Durrës

“PD të shkojë më djathtas, të dalë nga EPP”, Kalaja zbulon propozimet e bëra në Këshillin Kombëtar

May 28, 2026
Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn, avokati: S’e ka vendin në burg për sa kohë nuk përbën rrezikshmëri

Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn, avokati: S’e ka vendin në burg për sa kohë nuk përbën rrezikshmëri

May 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In