• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

5 mld $ kursime të shqiptarëve, ku shkojnë paratë dhe kush i menaxhon ato

by A R
07/03/2017 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bankat janë një nga aktorët kryesorë të tregut financiar. Falë tyre individët mund të depozitojnë paratë në mënyrë të sigurt, mund të kryejnë transaksione të sigurta dhe mund të financojnë projektet e tyre personale dhe profesionale, që nga blerja e një shtëpie e deri te financimi i pushimeve.

konica

Në këtë kontekst, bankat shërbejnë si një ndërmjetës shoqëror dhe ndihmojnë në minimizimin e riskut për individët, duke i ndihmuar ata të bëjnë ekonomi në jetën e tyre personale. Paratë e atij që kursen investohen në forme kredish me interes për ata që kanë nevojë për hua dhe differenca shërben për fitimin e bankës dhe për interesat e paguara mbi depozitat.

Ky rol i bankave ka një ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik të një vendi dhe falë kësaj ideje sistemet bankare nuk janë mbështetur vetëm nga të ardhurat e depozitave për të zhvilluar aktivitetet e tyre, por edhe nga donatorë e investitorë të ndryshëm që ndihmojnë këto institucione t’i shërbejnë edhe shtresave në nevojë. Bankat, nga ana tjetër, duhet të sigurohen që të krijojnë mundësi të barabarta për individët dhe të ofrojnë shërbime dinjitoze e të sinqerta për ta.

Fatkeqësisht, sipas Raportit të Akesit Financiar nga FMN, sistemi bankar në Shqipëri mbetet shumë mbrapa në rajon për sa i përket aksesit që ofron ndaj individëve.

Sipas këtij raporti, bankat shqiptare kanë depozita që arrijnë deri në 72% të PBB-së (Prodhimit të Brendshem Bruto), ose mbi 8 miliardë dollarë. Këto depozita do të ishin më se të mjaftueshme për të ndihmuar me kapital në formë kredish një mori individësh.

Megjithatë, sipas këtij raporti, vetëm gjysma e kësaj shume përdoret për kredidhënie. Rreth 5 miliardë dollarë janë depozita të cilat nuk ri-qarkullohen më në ekonominë shqiptare. Kjo sasi gjigande parash, një e treta e GDP-së të një vendi modest si Shqipëria, nuk investohet as për të përmirësuar cilësinë e dobët të shërbimeve bankare në vend.

Raport i FMN-së thekson edhe diçka tjetër: Shqipëria ka numrin më të vogël të degëve dhe ATM-ve (pikave të tërheqjes) në raport me popullsinë.

Bankat shqiptare kanë vetëm 36 ATM dhe 20 degë për 100,000 banorë, vetëm gjysmën e vendeve fqinje, ku për t’u habitur është fakti se edhe Kosova ka nivel më të lartë depërtimi në popullsi. E thënë më thjesht, shqiptarëve u duhet të mbajnë radhë më të gjata për të marrë shërbimet që iu nevojiten dhe duhet të udhëtojnë më shumë për të shkuar në këto pika.

Kjo do të thotë padyshim më pak kohë për komunikim midis klientit dhe bankës, që rezulton në mungesë transparence dhe ndërgjegjësimi mbi kushtet dhe shërbimet e bankave. Kjo mund të kuptohet fare thjesht, nga fakti se 1 në 4 kredi në Shqipëri nuk paguhet, një nivel i papranueshëm edhe në kushtet e Ballkanit.

Nga ana tjetër, ku shkojnë paratë e kursyera të shqiptarëve që nuk futen në ekonomi përmes kredive? Në rastin më të mirë, qëndrojnë të pashfrytezuara për të rritur ekonominë shqiptare. Në rastin më të keq, ‘eksportohen’ diku gjetkë për t’i dhënë hov ekonomive të huaja.

Bankat sot në Shqipëri janë sektori më fitimprurës, sukses që ka ardhur kryesisht nga shkurtimi i investimeve në cilësinë e shërbimeve dhe normave të interesit për depozitat.

Kjo, sipas Standard and Poor’s, së bashku me transferimin e fondeve në bankat mëmë në vendet e tjera është shqetësuese, sidomos për bankat greke të cilat nuk po i shpëtojnë dot krizës. Prandaj, kjo agjenci ka sugjeruar ndërmarrjen e masave ligjore për ta përkthyer suksesin bankar në favor të ekonomisë vendase.

Kjo temë kërkon një analizë të bashkërenduar politike, sociale dhe ekonomike, por këta numra janë një sinjal i fortë që marrëdhenia jonë me bankën nuk është ndërtuar në terma të barabarta.

Të mendosh që duhet kaq pak për të nxjerrë në pah pikat e dobëta të sistemit bankar, natyrshëm lind pyetja: mos ndoshta financat e shqiptarëve manaxhohen nga banakierë të cilët shfrytëzojnë vulnerabilitetin e klientit për të nxjerrë fitimin e tyre? Mos ndoshta, me çdo dozë kredish, klienti e ka më të lehtë të marrë një tjetër, pa u menduar nëse e përballon dot apo jo?

Konica.al

Next Post
Heqja e mandatit të Rroshit, avokati Sollaku: Ankimojmë në Kushtetuese vendimin

DEKRIMINALIZIMI/ Avokatët e Ramës kundër Rroshit: Shkarkimi i tij në përputhje me kushtetutën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zvërneci”, Skënder Hita: Ajo trupë na turpëron të gjithëve! Nxorëm mësimet e duhura

“Zvërneci”, Skënder Hita: Ajo trupë na turpëron të gjithëve! Nxorëm mësimet e duhura

June 1, 2026
Më shumë teknologji, më pak gabime! FIFA miraton disa ndryshime për Botërorin 2026

Më shumë teknologji, më pak gabime! FIFA miraton disa ndryshime për Botërorin 2026

June 1, 2026
Financial Times: Rreziku nga flota në hije e Rusisë!

Financial Times: Rreziku nga flota në hije e Rusisë!

June 1, 2026
Zgjedhjet lokale shkojnë në Venecia, Minxhozi: Kushtetuesja nuk e përballoi dot presionin

Zvërneci dhe elefanti që nuk hyn në vrimën e gjilpërës

June 1, 2026
“Fillojmë shqyrtimin e amnistisë penale”, Gogu në Pojskë: Drejtësia të jetë e pranishme edhe përmes rehabilitimit

“Fillojmë shqyrtimin e amnistisë penale”, Gogu në Pojskë: Drejtësia të jetë e pranishme edhe përmes rehabilitimit

June 1, 2026
Çfarë na mëson sociologjia dhe filozofia për Shqipërinë politike

1 Qershori dhe puna e madhe pa zë e SOS Fshatrave të Fëmijëve Shqipëri

June 1, 2026
Ndërron jetë Rexhep Metaj, babai i Ilir Metës! Ish-presidenti drejt Skraparit për të marrë pjesë në varrim

Ndërron jetë Rexhep Metaj, babai i Ilir Metës! Ish-presidenti drejt Skraparit për të marrë pjesë në varrim

June 1, 2026
Pas largimit të Elidon Çelës, Edvin Ndreu merr drejtimin e Policisë së Vlorës

Pas largimit të Elidon Çelës, Edvin Ndreu merr drejtimin e Policisë së Vlorës

June 1, 2026
Izraeli forcon kufijtë në Lindjen e Mesme, zhvendos edhe ata të diplomacisë

Izraeli forcon kufijtë në Lindjen e Mesme, zhvendos edhe ata të diplomacisë

June 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 2 Qershor 2026

June 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In