• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

5 mitet e plazhit, dielli dhe lëkura

by
07/06/2015 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miti 1:  Nxirja është në rregull, vetëm duhet të keni kujdes të mos digjeni
Fakti: Edhe pse vetëm një djegie mund të dyfishojë mundësinë për të zhvilluar melanomën (forma më e rëndë e kancerit të lëkurës), fëmijët janë në rrezik edhe nëse nuk digjen. Ekspertët theksojnë që rreziku nga kanceri i lëkurës rritet me çdo ekspozim në diell, madje edhe kur nuk ka djegie të dukshme.
Pohohet që çdo nxirje nënkupton që lëkura në fakt është e dëmtuar.

Miti 2: Çadra bllokon diellin
Fakti: Është e vërtetë që çadra mund të na mbrojë nga dielli, por jo tërësisht. Rëra në plazh reflekton, për shembull, rreth 17 për qind të rrezeve UV, prandaj ia vlen të jeni të kujdesshëm dhe gjithsesi të lyheni me kremrat me faktor të lartë të mbrojtjes, madje edhe kur ulemi nën çadër ose në freskinë e ndonjë druri.

Miti 3: Dielli nuk mund të depërtojë nëpër dritare
Fakti: E vërteta është që xhami filtron vetëm një lloj të rrezatimit, dhe këto janë rrezet UVB. Por, rrezet UVA depërtojnë edhe përmes xhamit, prandaj edhe gjatë vozitjes me automobil duhet të mbroheni. Kjo është edhe arsyeja pse të rriturit kanë më shumë pikla më anën e majtë të trupit, e cila gjatë vozitjes së automobilit është më e ekspozuar në diell. Rekomandohet që edhe gjatë vozitjes së gjatë me automobil të mbrohemi me kremra mbrojtëse dhe atë jo vetëm fytyrën, por edhe duart. Rekomandimi është që po ashtu tek blerja e automobilit të mendohet për xhamat e errësuar të cilat për katër herë reduktojnë rrezikun nga rrezatimi UVA.

Miti 4: Nëse lyhemi tepër me kremra për mbrojtje nga dielli, nuk do të marrin mjaft vitaminë D.
Fakti: Dihet që dielli është i dobishëm për shkak të vitaminës D. Për ta marrë sasinë e nevojshme të kësaj vitamine të rëndësishme, nuk janë të nevojshme sasitë e mëdha të rrezeve UV. Një pjesë e kësaj vitamine për shembull fitohet nga ushqimi, si qumështi ose lëngu i portokallit, me ekspozimin minimal në diell. Madje edhe me mbrojtjen e fortë me krem, rrezet e diellit përsëri do të depërtojnë në lëkurë dhe kjo do të jetë mjaftueshme që trupi të prodhojë vitaminë D.

Miti 5: Nëse moti është i vranët dhe me re, nuk nevojitet kremi mbrojtës
Fakti: Shkencëtarët pohojnë që 80 për qind e rrezeve të diellit mund të depërtojnë edhe përmes reve dhe nuk duhet të çudisë që disa të përfundojnë me djegie të rënda nga dielli, madje edhe kur është koha me re. Kjo vlen edhe gjatë dimrit në skijim sepse bora në mënyrë të shtuar reflekton rrezet UV.

Next Post

Rama: Po bëjmë realitet rrugën e Arbërit, shumë shpejt nisin punimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In