• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

5 milionë lekë gjobë nuses së dajës, i riu: Bëra shaka!

by Java News
19/12/2015 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grua është ndjerë e kërcënuar për jetën e saj dhe të fëmijëve, kur në derën e shtëpisë ka gjetur një letër, përmes së cilës i kërkohej të paguante një shumë prej 5 milionë lekësh, në të kundërt do të kishte probleme. Letërshkruesi ishte anonim. Lajmi raportohet mëngjesin e sotëm nga ‘Panorama’:

Gjithsesi gruaja, e cila jetonte vetëm me fëmijët e mitur, pasi i shoqi i ishte arrestuar për “prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, vendos të mos qëndrojë “duarkryq”, por të kërkojë ndihmë. Të parën që telefonoi ishte kunata e saj, të cilës i rrëfeu hallin. Pa e ditur se letërshkruesi ishte pikërisht nipi i bashkëshortit. I dyshuari Ardi Boshnjaku, me të mësuar nga babai i tij, se nusja e dajës kishte bërë kallëzim në polici, vendos të tregojë se ishte ai “letërshkruesi” dhe se e gjitha ishte thjesht një shaka e bërë prej tij. Prokuroria për Krime të Rënda e cila hetoi për gati dhjetë muaj doli vendosi që ndaj Boshnjakut, të ngrinte akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”. “Nga veprimet hetimore, rezulton se kjo letër kërcënuese nuk ishte “një shaka”, për faktin se ai ka kryer të gjithë veprimet e nevojshme dhe ka qenë në pritje të posedimit të parave nga e afërmja e tij, pasi në letër i kishte dhënë edhe orientimet e nevojshme se ku do të dorëzohej shuma e parave”, thuhet në dosje.

Letra kërcënuese

Mbrëmjen e 19 marsit 2015, E.D, e cila përkohësisht jetonte vetëm me fëmijët, pasi bashkëshorti i saj ishte arrestuar për “prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”, gjen në derën e shtëpisë së saj një letër. Në përmbajtje të kësaj letre, një person pa emër, i kërkonte të dorëzonte të nesërmen në markatën e qytetit të Elbasanit shumën prej 5 milionë lekë, pasi në të kundërt do të kishte pasoja.

Gjithashtu, “letërshkruesi” i kërkon E.D. që të mos njoftojë policinë. E shqetësuar, gruaja e cila është ndjerë mjaft e kërcënuar, komunikon me kunatën e saj, e martuar me shtetasin F. Boshnjaku. Ky i fundit i sugjeron që të shkojnë të bëjnë kallëzim në polici. Afër mesnatës konkretisht rreth orës 23:00, gruaja bën kallëzimin. Gjatë kryerjes së procedurave, shoqërohej nga burri i kunatës sa saj.

Pas kryerjes së procedurave në polici, F. Boshnjaku kthehet në shtëpinë e tij, ku e presin bashkëshortja e tij dhe i biri, Ardi Boshnjaku, të cilët ishin në dijeni të letrës kërcënuese ndaj E.D. që prej disa orësh, të informuar nga vetë e kërcënuara. F. Boshnjaku u tregon gruas dhe të birit, se E.D kishte bërë kallëzim.

Rrëfimi i autorit

Ardi Boshnjaku sapo ka mësuar nga babai i tij se E.D, kishte bërë denoncim në polici, ka reaguar menjëherë, dhe ka thënë se përse është bërë kallëzim, pasi letrën e kishte shkruar ai për shaka. “Të gjendur në këto kushte, F. Boshnjaku dhe bashkëshortja e tij shkojnë sërish në shtëpinë e të kërcënuarës E.D. për të sqaruar situatën, ndërsa djali i tyre largohet në drejtim të Tiranës, duke u strehuar tek halla e tij”, theksohet në dosjen e prokurorisë. Ndërkohë, policia pas marrjes së denoncimit, ka nisur hetimet dhe ndër të tjera ka sekuestruar disa kamera sigurie në pallatin ku jetonte E.D., në të cilën dalloheshin qartë tiparet e personit që dyshohej se kishte lënë letrën kërcënuese. Policia mundi të identifikojë Ardi Boshnjakun, si të dyshuar për krimin, por kur vajti ta kërkonte në shtëpinë e tij, nuk e gjeti. “Me ndërhyrjen e familjarëve dhe hallës së tij në Tiranë, shtetasi Ardi Boshnjaku u vetëdorëzua në polici, ku deklaroi se letrën e kishte bërë për shaka”, shpjegon organi i akuzës.

Next Post

Irani: Do ta vazhdojmë mbështetjen për Assad

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com