5 mënyra si të shërojmë fërkimin brenda kofshëve
Kjo gjë ju ndodh të gjithëve, qoftë edhe nëse në verën më të nxehtë mbathni çorape të gjata apo bandelete.
Ky fenomen nënkupton irritimin e lëkurës nga fërkimi i kofshëve të brendshme, posaqërisht gjatë verës kur lëkura është pakëz e lagësht. Edhepse zakonisht perceptohet si problem i femrave “të mëdha”, kjo gjë na ndodh të gjithë neve gjatë ditëve të nxehta të verës. Fërkimi krijon lloje të ndryshme të shqetësimeve sikurse kruarje, djegie, ënjtje madje edhe gjakosje.
Ja pesë hapat e shërimit të dëmeve nga fërkimi i kofshëve të brendshme:
1.Pastroni
Pasi të ktheheni në shtëpi edhepse kofshët e juaja janë në agoni, bëni një dush të ftohtë me një sapun të butë. Ka gjasa të keni dëmtuar pakëz lëkurën dhe dëshironi që dhimbja mos të shëndrrohet në infeksion. Kujdes mos përdorni kimikate që mund të irritojnë lëkurën edhe më shumë.
2.Dezinfektoni
Dezinfektoni pjesën e dëmtuar me përdorimin e ndonjë agjenti të butë antibakterial. Polisporini do ishte i mirë, mirëpo do preferonit ndonjë kremë natyrale antibakteriale që jo vetëm i shkatërron bakteret por është edhe super e butë.
3.Zbuteni
Pasi të keni trajtuar me dezinfektues do të dëshironit të humbni edhe dhembjen. Mbani kofshët të ndara, të ftohta dhe të thata. Të qëndroni para ndonjë ventilatorit me kofshët e hapura, do ju freskojë tejmase. Mund të përdorni tonerë apo sprej freskues, xhel aloe vera me ca pika lavenderi. Qëllimi është të zbusim dhembjen dhe të evitojmë prekjen dhe irritimin e mëtejshëm.
4.Mbani kofshët të thata
Lagështia ndihmon zhvillimin e baktereve në plagët e hapura, andaj mundohuni që pas këtij tretmani ti mbani kofshët të thata duke veshur pizhama nga pambuku. Sigurohuni të bëni gjumë në ndonjë vend të freskët.
5.Mbani kofshët të ndara
Tani që e pësuat, mbani kofshët të ndara. Duhet që mos të fërkohen sërisht kofshët e që të shërohet vendi i irrituar. Mund ti mbuloni me fashë gjatë ditës por është mirë të investoni në pantollona të shkurta që janë kundë fërkimit.