• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

5 maji, nga Karl Marksi… tek hunjtë e demokratëve

by Alfred Peza
06/05/2018 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Kanë një përkim shumë interesant ndonjëherë disa data, aq sa kombinacioni i ngjarjeve që lidhen me to, bën që të besosh vërtetë tek teoritë konspirative, apo tek ekzistenca një dorë te padukshme që luan në prapaskenë, të gjitha fijet e historisë.

I tillë mund të konsiderohet ndoshta edhe 5 maji, që njihet më së shumti në Shqipëri si dita e dëshmorëve. Datë kjo në përkujtim të rënies së një komunisti të ri e idealist, i quajtur Qemal Stafa, i cili u vra në këtë ditë të vitit 1942. Në 5 maj të çdo viti pranë lapidarëve, busteve, monumenteve, përkujtimoreve dhe varrezave të dëshmorëve, pasaardhësit dhe familjarët e të rënëve, organizatat dhe drejtuesit politikë të shtetit dhe qeverisjes qëndrore a lokale, bëjnë homazhe dhe vendosin kurora me lule.

Ishte kjo arësyeja se përse demokratë e socialistë, miq dhe armiq aktualë politikë, komunistë dhe antikomunistë, u drejtuan këtë të shtunë drejt monumentit “Nënë Shqipëri” tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, për tu bërë nderimet e rastit. E kur për të njëjtin qëllim e në të njëjtin vend e orë, shkojnë përfaqësuesit të të gjitha rrymave dhe sensibiliteteve politike përgjatë historisë sonë, fatkeqësia është se skena si ajo e enveristëve që u përleshën më hunj me demokratët, duken si të pashmangshme.

E kur ka dhunë, ka edhe lajm. E kur ka lajm, ka edhe vëmendje të shtuar publike. Aq më tepër që kjo datë këtë vit, nisi të përkujtohej 48 orë më përpara. Atëherë kur pasi dorëzimi i mandatit të deputetit nga ana Saimir Tahirit, u shoqërua me një meme interesante në rrjetet sociale. Në foton me bustin e Qemal Stafës, ishte shkruar: Saimir Tahiri, Hero i Popullit- 1979- 2018. Kjo për shkak se ish ministri i Brendshëm, nisi ti ngjiste shkallët e epërme të karrierës politike, duke u zgjedhur në krye të fondacionit Qemal Stafa në PS.

Pakkush u kujtua në Shqipëri, që të kujtonte këtë 5 maj edhe 200 vjetorin e lindjes së Karl Marksit (1818). Por atë që nuk e bënë shqiptarët, të cilët janë ushqyer për gjysëm shekulli me radhë me ideologjinë dhe filozofinë e tij, e bënë çuditërisht gjermanët. Në vendlindjen e tij në Trier, një qytet i vogël gjerman pranë Moselit, u vendos një monument i ngjashëm me atë të Qemal Stafës sonë. Arësyeja është shumë e thjeshtë: Trieri nderoi bashkqytetarin, falë të cilit tashmë është i famshëm dhe turizmi përbën sot, të ardhurat e tij kryesore.

Aktiviteti më i rëndësishëm, ndoshta ka qenë një mbledhje e posaçme e qeverisë kineze, kushtuar Karl Marksit që e ka vlerësuar lart ndikimin e filozofisë së tij në rrjedhat e historisë moderne. Ky hap nuk mund të konsiderohet ndonjë surprizë e madhe, po të kemi parasysh se Kina e sotme, pavarësisht se nga ana ekonomie është një vend kapitalist, nga ana politike vazhdon të jenë një shtet monopartiak, komunist e autoritar.

Habia më e madhe këtë radhë, vjen nga një ekonomi tjetër e madhe. Më e madhja e Europës, e që është një vend pluralist, demokratik dhe kapitalist po e po. E kam fjalën për Gjermaninë e Karl Marksit. Për ta kuptuar më mirë, se çfarë po ndodh me 5 majin e këtij viti në përkujtim të dy shekujve të linjdes së atij që i dha emrin ideologjisë së shekullit të XX, mjafton që të risjell këtu, përmbylljen e një shkrimi interesant të medias shtetërore gjermane “Deutsche Welle”:

“Në vitin 1883 Karl Marksi ndërroi jetë në Londër. Një filozof plot kundërshti, një njeri që kishte shumë ide teorike, por që praktikën nuk e mori shumë seriozisht. Në këtë 200-vjetor të lindjes, Karl Marksi përkujtohet më miqësisht në Gjermani. Po fillohet të kuptohet, se ai nuk është përgjegjës për gjithçka u krye në emër të veprës së tij”.

Uroj që bashkë me gjermanët, këtë të fillojnë ta kuptojnë edhe ata që u zunë me hunj këtë 5 maj, në Tiranë.

a.c

Next Post
VIDEO/ Përmbytjet marrin përpara makinat dhe bizneset në Ankara

VIDEO/ Përmbytjet marrin përpara makinat dhe bizneset në Ankara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com