Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News 24, kryetari i Bashkisë së Tiranës duke folur për protestat e atyre pak banorëve të “5 Majit”, tha se është i qartë se kush janë ata që po protestojnë e që njihen si objekte të OFL-së, pasi dyshohet se merren me pastrim të parave të krimit të organizuar.
Një pjesë e fjalës së Veliajt si më poshtë:
Pra, këta çfarë bënin? Merrnin lekët e drogës, me lekët e drogës i punonin duke i dhënë me fajde dhe po të mos i jepnin me fajde të vinte range që ndërronte targat përditë dhe këta i kapi OFL. Ndërkohë, ai fliste në TV, çfarë do i bënte, sigurisht ai që leh nuk të kafshon. Ata janë një nivel që ngatërron krimin me politikën. Njeri shet tek KZAZ e partisë, unë i kam pasur në zgjedhje ata, tek njësia 8. Ata personazhe që drejtonin protestën, bashkë me shefat e tyre politikë i kam parë tek votat, por tani ftesa ime është: Mendoni bravën tuaj, mos mendoni bravën e partisë!