Presidenti i republikës, Ilir Meta, kryeministri i vendit, Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi kanë ndëruar sëbashku dëshmorët e atdheut, duke vendosur kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”.
Të vetëm, duke ruajtur distancimin social, pa shtrëngime duarsh, krerët e institucioneve më të larta të vendit kanë përkujtuar në këtë ditë dëshmorët e rënë në luftë.
Më herët nderimet tek memoriali “Nënë Shqipëri” i ka kryer edhe kreu i demokratëve Lulzim Basha, i cili vendosi një kurorë me lule edhe në nderim të 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste pas bombës në ish ambasadën sovjetike, në simbol të nderimit të opozitarizmit dhe shprehjes së lirë.







g.kosovari











