• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“5 lekëshi i vetëm i rojes së Top Channel”/ Gazetari nxjerr bllof ekspertin që krijoi historinë virale

by Java News
30/03/2023 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ervin Karamuço, që prezantohet nga mediat shqiptare si ekspert i sigurisë dhe shumë fushave të tjera, arriti të marrë vëmendjen e qindra mijëra njerëzve, kur shfaqi një fotografi të një monedhe 5 lekëshe, duke pretenduar se ajo është e vetmja monedhë, që ka rënë nga xhepi i rojes së ndjerë të Top Channel, Pal Kola, para se ai të ndërronte jetë nga sulmi me kallashnikov.

Historia synonte ti shtonte dozat e tragjizmit edhe pse vdekja e një njeriu, është mjaftueshëm tragjike pavarësisht se sa para ai ka në xhep, duke e pasqyruar Kolën si një person në varfëri ekstreme, në xhepat e të cilit gjendeshin vetëm 5 lek.

“Kam bërë fotografi i pari, monedhën që ra nga xhepi i të ndjerit Pal dhe ajo monedhë është kthyer në një simbol solidariteti te të gjithë njerëzit që besojnë te vlerat, humanizmi, që besojnë se jemi shumica kundër kriminalitetit”, tha Karamuço.

Por në fakt, “5 lekëshi i vetëm që ra nga xhepi i rojes”, i cili nuk dihet fare nga cili xhep ka rënë, duket më shumë një histori e ekzagjëruar. Këtë e ka konfirmuar gazetari Thimi Samarxhiu, i cili gjatë intervistës me Karamuçon, deklaroi se roja i ndjerë, nuk kishte në xhep 5 lek, por një shumë parash që policia ia dorëzoi familjes.

“Në fakt profesor, fotoja juaj është bërë virale dhe ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, më shumë simbolika, sepse në fakt, për korrektesë, nga burime zyrtare nga policia më thonë që në xhepin e të ndjerit janë gjetur mbi 20 mijë lekë të reja, të cilat më pas i janë dorëzuar familjes.

Vdekja e Pal Kolës, një person i pafajshëm dhe pa lidhje me objektivin e ngjarjes, është mjaftueshëm e trishtë dhe e rëndë, sa nuk ka nevojë për asnjë element të ekzagjëruar apo të sajuar, për ti dhënë ngjarjes më shumë dramacitet fals, apo për ti shtuar klikimet dhe vëmendjen personave që e shpërndajnë.

/s.f

Next Post
Plas skandali në Gjermani për moshën e vërtetë të talentit të Borussia Dortmund

Plas skandali në Gjermani për moshën e vërtetë të talentit të Borussia Dortmund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In