Gjatë një aksioni nga ana e Policisë së Gjirokastrës është bërë e mundur sekuestrimi i 5 kg kanabis sativa si dhe arrestimi i poseduesit të saj.
Mësohet se në pranga është vënë Arsen Kapllanaj, 34 vjeç, banues në fshatin Graçie, Mallakastër.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Në lidhje me këtë ngjarje, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /b.d










