Rreth 5 kg lëndë narkotike janë sekuestruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.
Sasia e heroinës u sekuestrua në portin e Durrës dhe për këtë u arrestua një 26-vjeçar. Gjatë kontrollit të bërë, 26-vjeçari identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, tentoi t’i largohej policisë. Heroina ishte e ndarë në 5 pako.
Sipas autoriteteve, lënda narkotike kishte si destinacion Barin. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./BW