Diva latine, Sofia Vergara, për bukurinë dhe sharmin e të cilës tashmë e di e gjithë bota, dhe për shumë vite po josh interesimin mediatik për dukjen e saj fizike.
Edhe pse keni dëgjuar shumë për të, gjithmonë ka diçka për të cilën njerëzit shprehin interesim.
Më poshtë ju sjellim pesë të dhëna mjaft interesante për kolumbianen e famshme:
Për herë të parë është martuar në moshë 18 vjeçare me të dashurin nga shkolla e mesme. Martesa nuk zgjati shumë, por nga ajo lidhje ka një djalë që tash është 20 vjeç.
Ka studiuar stomatologjinë. Pasi i dështoi martesa, ajo vendosi të siguronte të ardhura të mira për vete dhe për fëmijën, prandaj e regjistroi stomatologjinë. Mirëpo, studimet zgjatën tre vjet dhe i ndërpreu.
Ajo është bionde natyrale. Mirëpo, i ngjyros flokët në kafe, në mënyrë që të duket një latine tipike. I ka mbijetuar kancerit të tiroides. Edhe pse gjithmonë duket e hareshme, Vergara ka përjetuar momente të vështira jetësore.
Në vitin 2000 është diagnostikuar me kancer të gjëndrës tiroide. Operacioni ka rezultuar i suksesshëm, mirëpo ajo vazhdon të marrë barna për rregullimin e punës së kësaj gjëndre.
Nuk e ha mishin e kuq. Familja e Sofias ka pasur fermë dhe kanë rritur kafshë, mirëpo ajo nuk e ha mishin e lopëve. Arsyeja është se, sipas saj, në Amerikë mishi nuk e ka shijen si në Kolumbi.









