• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

5 gjeneralët më të mëdhenj, ja në cilin vend renditet Skënderbeu

by
10/09/2015 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Portali SiliconIndia ka bërë një renditje të pesë gjeneralëve ushtarakë më të mëdhenj të të gjithë kohërave. Mes tyre është edhe Skënderbeu, që mban vendin e katërt.

1. Aleksandri i Madh
Mbreti i Maqedonisë dhe pushtuesi i Perandorisë Persiane, Aleksandri i Madh, konsiderohet si një prej gjenive ushtarakë më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ishte frymëzim për të tjera pushtime të mevonshme.

U lind në kryeqytetin e Maqedonisë së lashtë në vitin 356 p.e.s. Ishte biri i Filipit, Mbretit të Maqedonisë dhe Olimpias, princeshës së Epirit fqinj.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve, e udhëhoqi ushtrinë në fitore të njëpasnjëshme në territoret persiane, në Azinë e Vogël, në Egjipt dhe nuk pësoi asnjë humbje. Fitorja më e madhe e tij ishte Beteja e Gaugamelas, që tani ndodhet në veri të Irakut, në vitin 331 p.e.s. Mbreti i ri i Maqedonisë sundoi Azinë e Vogël dhe u bë faraon i Egjiptit dhe mbret i madh i Persisë kur ishte vetëm 25 vjeç.

2. Napoleon Bonaparti
Lideri ushtarak francez dhe perandori Napoleon Bonaparti, ishte një nga sundimtarët më të mëdhenj që ka njohur bota. Ai njihej edhe si Napoleoni i I-rë dhe pushtoi shumicën e Evropës në fillim të shekullit të 19-të. Lindi në Korsikë dhe shumë shpejt ngjiti shkallët ushtarake gjatë Revolucionit Francez.

I mprehtë, ambicioz dhe një strateg ushtarak, Napoleoni udhëhoqi me sukses beteja ndaj koalicioneve të ndryshme të vendeve evropiane dhe zgjeroi perandorinë. Megjithatë, pas një pushtimi katastrofik francez të Rusisë në vitin 1812, Napoleoni abdikoi nga froni dy vjet më vonë dhe u mërgua në ishullin Elba. Në vitin 1815 u kthye për pak në pushtet. Pasi humbi në Betejën e Vaterlosë, abdikoi sërish dhe u dërgua në ishullin e Shën Helenës, ku vdiq në moshën 51- vjeçare.

3. Genghis Khan
Një luftëtar dhe sundimtar i madh mongol, Genghis Khan, nisi nga asgjë për të krijuar një nga perandoritë më të mëdha që ka njohur njerëzimi. Pasi bashkoi fiset nomade në rrafshnaltën e Mongolisë, ai pushtoi hapësira të mëdha në Azinë qendrore dhe në Kinë.

Kur ishte vetëm 20 vjeç, nisi të ndërtojë një ushtri të madh me qëllim shkatërrimin e fiseve individuale dhe bashkimin e tyre nën sundimin e tij. Ai ishte i suksesshëm: Perandoria Mongole ishte më e madhja në botë, dhe zgjati deri në vdekjen e tij.

Suksesi i shpejtë i ushtrisë mongole i dedikohet kryesisht taktikave brilante ushtarake të tij, si dhe faktit se kuptonte motivimet e armiqve. Shumë njerëz u masakruan gjatë pushtimeve të tij. Megjithatë ai lejoi lirinë fetare për subjektet e pushtuara, hoqi torturën dhe krijoi të parin sistem ndërkombëtar të postave.

4. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu
I vlerësuar si heroi kombëtar në Shqipëri, Skënderbeu ishte një prej sundimtarëve ushtarakë që arriti të dëbojë turqit otomanë nga vendi i tij për mbi dy dekada, duke ndalur përpjekjet e Turqisë për të përhapur Islamin në një zonë të dominuar nga katolikët romanë.

I rrëmbyer nga turqit otomanë kur ishte i vogël, ky luftëtar shqiptar i lirisë u rrit nën islam dhe u trajnua si një gjeneral brenda radhëve të ushtrisë turke.

Si komandant i princërve vendas në Shqipëri, ai shkaktoi një revoltë në vendin e tij në vitin 1444 dhe arriti të ndalë përpjekjet e shumta të osmanëve për të marrë përsëri Shqipërinë dhe për ta vendosur atë nën sundimin mysliman.

5. Atila i hunëve
Mbreti i shekullit të V-të në Perandorinë Hune, Atila, është një nga sundimtarët më të suksesshëm barbarë. Ai bashkoi fiset e mbretërisë hune dhe thuhej se ishte një sundimtar i drejtë i popullit të tij. Ai njihej megjithatë si agresiv dhe i pamëshirshëm gjatë fushatave për zgjerimin e perandorisë së tij. Shkatërroi toka të tëra nga Deti i Zi deri në Mesdhe dhe mbolli frikë në të gjithë Perandorinë Romake.

Ai nuk arriti megjithatë kurrë që të pushtonte Konstandinopojën dhe Romën dhe la pas një familje të ndarë kur vdiq në vitin 453./Gazeta TemA/

Next Post

Foto lajm/ Ballist Morina merr të drejtën e autorit për “autochthonous”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

March 5, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

March 5, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

March 5, 2026
I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

March 5, 2026
Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

March 5, 2026
Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

March 5, 2026
Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

March 5, 2026
Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In