• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

5 femrat më me ndikim në Shqipëri

by
01/09/2015 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bledi Mane/ Moj e mjera grua, ç’e do burrë zinë…

Poezia rurale e Asdrenit në thelb nuk është e keqe por tjetërsimi i pareteve të saj është i nevojshëm. Modeli i gruas klasike orientale shqiptare evoluoi me shpejtësi skëterrë qysh pas Luftës së II Botërore. Koha thirri në skenë gruan e arsimuar, femrën me dhe pa perçe, partizane, aksioniste, komuniste, të (pa)varur, spiune, arsimtare, mjelse dhe e mjelë…

Menjëherë pas ndryshimit të sitemit bolshevik, modele të tjera grash u shfaqën vullnetarisht dhe forcërisht në skenë. Pavarësia dhe cungimi i tepruar formatuan modelet emergjente të femrës politikane, biznesmene, lavire, administratore dhe sipërmarrëse. Shumë gra morrën emër nga burri ose dashnori por edhe shumë kollovarë morrën emër nga gruaja apo dashnorja e tyre. Gruaja shqiptare ndryshe nga simotrat e tyre në lindje apo perëndim, zgjodhën dhe ndërtuan një model të veçantë dhe unik. Një e mesme e përpjesshme sorrollatur mes tangave dhe burkave, mes sakrificave të karrierës dhe maskilizmit, mes poshtërimit dhe ringritjes, mes dajakut shembullor dhe marrdhënies seksuale poshtëruese.

Pavarësisht gjithë odisesë, femra shqiptare del përherë fitimtare dhe si amvisë e përkryer e situatave delikate gatuan me koshiencë një lloj gjelle të veçantë që mashkulli shqiptar e ha me kënaqësi ose me zor. Dhe mirë i bëftë se e meriton.

Ja ku janë 5 femrat më të pushtetshme shqiptare për vitin 2015:

-Monika Kryemadhi

Pavarësisht goditjes që mori në zgjedhjet lokale të Lezhës, politikania e majtë Kryemadhi mbetet femra me një influencë absolute nga veriu deri poshtë në jug. E kudogjendur dhe zgjidhëse e çdo situate pavarësisht komplikacionit. Fjala e saj në qeveri, drejtësi, rend, financa ka një peshë të rëndë e barazuar me atë të 18 deputetëve burra.

-Linda Rama Basha

Pavarësisht profil të ulët dhe daljet e rralla në publik, bashkëshortja e kryeministrit Rama ka një impakt të llahtarshëm në vendimarrjet racionale dhe delikate të burrit të saj. E rafinuar në karrierë sjell me vete eksperienca të shkëlqyera të cilat i nevojiten jo vetëm burrit por edhe qeverisë së burrit.

-Vjollca & Lori Hoxha

Vdekja e bashkëshortit Dritan Hoxha,sipërmarrësi i korporatës gjigande Top Channel, u dha zemër shumë skeptikëve të cilët mendonin se perandoria mediatike e të ndjerit do të shuhej bashkë me të. Por koha tregoi një tjetër realitet. Bashkëshortja e tij, Vjollca me forcën dhe vullnetin e hekurt të saj na tregoi se vazhdimësia ishte dhe mbetet prioritet i korporatave të tilla krijuar me dashuri dhe altruizëm. Bashkë me vajzën e madhe Lori, të dyja mbeten femrat shqiptare më me influencë në këtë vend. Pushteti i Top Channel nuk është vetëm mediatik por prej vitesh orientimi oksidental i tij e ka rinuar dhe zbukuruar këtë vend.

-Vilma Nushi

Miliarderja sipërmarrëse, e heshtur dhe punëtore, agresive dhe e patjetërsueshme në rrugën e saj nisur 24 vjet më parë, mban gjallë doganat dhe financat shqiptare me taksat dhe tatimet e kompanive të saj si dhe me një numër rekord të punësuarish u ka mbijetuar çdo regjimi politik pervers që instalohet në Tiranë pas 1990-ës.

-Mimi Kodheli

E para femër ministre e Mbrojtjes në historinë e shtetit modern shqiptar. Ish zv.kryetarja e bashkisë së Tiranës me një influencë të konsiderueshme në vendimarrjet e qeverisë Rama, ka treguar me punën e saj se femra mund t’ia dalë pavarësisht sirkumstancave maskiliste të tepruara në këtë vend. Shkodrania-përmetare Kodheli admirohet për fuqinë dhe egoizmin e saj altruist në parlament dhe qeveri.

Next Post

Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, OSBE: 6 000 njerëz të varrosur në varre pa emër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

April 9, 2026
Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

April 9, 2026
VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In