• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

5 arsye/ Protesta që tregoi se përse Basha nuk do të bëhet kurrë Kryeministër

by Java News
16/02/2019 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Drini Kuqo/

Deklaratat triumfuese të Lulzim Bashës në fund të protestës nuk reflektojnë rezultatin e vërtetë të asaj që ndodhi sot.

E vërteta është se drejtuesi i opozitës humbi një shans të ri për t’u treguar lider në sytë e njerëzve dhe 16 shkurti, me shumë gjasë do t’i kushtojë rëndë karrierës së tij politike.

Janë të paktën pesë arsye, përse sot Basha del i dërrmuar.

Dhuna, nxitje apo sehir?

Protesta e sotme degjeneroi në dhunë. Këtë e pamë të gjithë. Bomba molotov, mjete të forta dhe një vandalizëm ekstrem ndaj Kryeministrisë dhe veprave të artit.

Në momentin kur protesta nisi të degjeneronte në dhunë, Basha, i shoqëruar nga Berisha dhe Kryemadhi u shfaq duke bërë sehir. Për një moment, disa menduan se ishte pjesë e një skenari të parapërgatitur, ku Basha do t’i afrohej protestuesve dhe bënte heroin për të parandaluar dhunën. Kjo nuk ndodhi, edhe pse e kishte në dorë ta bënte.

Në deklarimet e tij të mëpastajme, Basha refuzoi kategorikisht që dhuna të ishte organizuar nga PD, madje mohoi edhe vetë ekzistencën e saj. Në të dy rastet, edhe nëse bën sehir, edhe nëse mohon faktet e qarta, por akoma më keq nëse ai nuk di gjë për instruksionet e militantëve të tij, Basha sot humb shumë pikë.

Shpërfillja e opinionit ndërkombëtar

Një orë pas fillimit të protestave, Ambasada Amerikane dhe Bashkimi Europian dolën në qëndrime zyrtare, në të cilat dënuan me tonet më të ashpra dhunën e ushtruar, duke i bërë thirrje opozitës që të distancohej dhe të dënonte këto akte.

Kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por Basha vazhdoi në të tijën edhe më fuqishëm, duke shpërfillur tërësisht opinionin ndërkombëtar.

Një deklaratë në të cilën do të dënonte dhunën nuk do t’i kushtonte asgjë Bashës, por as këtë nuk e bëri. Për vetë rrethanat ku ndodhemi, për vetë faktin që Shqipëria është një vend i vogël i cili aspiron të behet pjese e BE-se, nuk mund të ketë kurrë një Kryeministër, që as denjon, as i intereson dhe as merr mundin të krijojë një bashkëbisedim me aletët tanë ndërkombëtarë.

Lideri i vërtetë ishte Berisha

Të gjithë ata që ndoqën protestën, nuk mund të mos kenë vënë re që në lideri i vërtetë i të gjithë manifestimit nuk ishte Basha, por Berisha.

Ishte ky i fundit ai që mbajti të gjithë deklaratat kryesore gjatë zhvillimit të protestës. Ish-Kryeministri ishte i vetmi që dha mesazhet kyçe dhe Basha, në hije u mjaftua të fliste gjithmonë pas tij, në rastin më të mirë duke përmbledhur ato që ishin thënë edhe më herët Berisha.

Vetëm në fund, Basha mori rolin e liderit duke i ftuar protestuesit në një tjetër manifestim, ditën e enjte, por edhe këtë e bëri mes brohorimave të turmës, “Berisha, Berisha, Berisha”.

Edhe pas ka gjashtë vite në drejtimin e PD, Basha sot ende nuk ka arritur të ndërtojë një figurë prej lideri dhe përshtypja e përgjithshme është që ai vazhdon të mbetet nën hijen e Berishës. Basha nuk ka asnjë shans që të shndërrohet në Kryeministrin e ardhshëm të vendit, përsa kohë edhe vetë përkrahësit e tij nuk shohin tek ai një lider të vërtetë.

Kujtesa historike, një farsë

Në një moment të protestës, Basha tha se kjo ishte protesta më e madhe e parë ndonjëherë në Shqipëri. Premtimet e parealizueshme janë një gjë, por një Kryeministri potencial nuk i falet kurrë që të ketë një kujtesë kaq të dobët historike.

Sado që Basha të përpiqet, e bardha nuk mund të bëhet e zezë. Janë të pafundme protestat që kanë sjellë në shesh shumë më tepër persona dhe një deklaratë e tillë ofendon pikë së pari ata qindra mijëra shqiptarë që pushtuan sheshet, duke sfiduar komunizmin në fillimin e viteve 1990.

Më pas, një deklaratë e tillë zhvlerëson 21 janarin, ditë të cilën ish-ministri i Brendshëm duhet ta mbajë mend shumë mirë. Masiviteti i protestës së sotme nuk krahasohet as me atë të armëve kimike apo lëvizjeve të tjera që kanë ndodhur në vend.

Protesta maskon mungesën e plotë të një vizioni

E përtej të gjithave sa janë shkruar më lart, protesta e sotme ka edhe një problem kyç për Bashën. Deri më tani, ai kurrë nuk ka mundur të shpalosë një vizion, një plan konkret apo qoftë të jetë në gjendje të brumosë një frymë opozitare në vend.

Në mungesën e këtij vizioni, me sigurinë që në zgjedhjet e ardhshme lokale do të humbë çdo bashki të madhe në vend, Basha ka zgjedhur rrugën e protestave për të ushtruar presion për të fituar pushtet në tavolinë, pasi e ka të qartë që e ka të pamundur të fitojë përmes zgjedhjeve.

Një lider opozite që i frikësohet zgjedhjeve, qartësisht nuk mund të jetë Kryeministri i ardhshëm. Por, më e keqja, sido që të jetë bilanci i Ramës në pushtet, shqiptarët sot kanë të qartë që opozita nuk ka asnjë plan për mënyrën se si mund të drejtojë vendin në të ardhmen.

Next Post
Cilësia e jetës / Shqiptaret rekord për kujdesin ndaj fëmijës

Mendoni këto 6 sekrete, që do t’u ndryshojnë jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In