• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

4iG përfundon transaksionin e blerjes së ALBtelecom

by A R
04/03/2022 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

4iG KA BLERË PJESËN MË TË MADHE TË PRONËSISË TË NJË SHOQËRIE SHQIPTARE TË TELEKOMUNIKACIONIT LIDER NË TREG

Pas miratimit nga ana e autoriteteve shqiptare, 4iG Plc. ka siguruar 80.27% të aksioneve të ALBtelecom. Kompania është ofruesi kryesor i telefonisë fikse zanore, internetit dhe TV në vend, me vendndodhje në Ballkanin Perëndimor si dhe pronar i rrjetit më të madh optik. Në përputhje me strategjinë e saj të zgjerimit ndërkombëtar, kompania e listuar në bursën hungareze po forcon pozicionin e saj në rajon. Si pjesë e transaksionit, Çalik Holding u bë investitor institucional në 4iG.

 4iG Plc ka zgjeruar më tej portofolin e saj të telekomunikacionit në Ballkanin Perëndimor: kompania me bazë në Budapest ka përvetësuar 80.27 për qind të aksioneve nga Çalik Holding në ALBtelecom. Si pjesë e transaksionit, një nga grupet lider në Turqi, Çalik Holding do të kryejë një rritje kapitali prej më shumë se 8 miliardë HUF, duke përvetësuar më pak se 5% të aksioneve në kompaninë hungareze të komunikimit të informacionit. Rritja e kapitalit do të kryhet me çmimin për aksion prej 850 HUF, siç ishte vendosur paraprakisht në marrëveshje. Bashkëpunimi mund të hapë mundësi të mëtejshme biznesi të përbashkëta për kompaninë turke dhe hungareze në Ballkan dhe Azinë Qendrore. Çalik Holding është angazhuar në Hungari, ku kompania synon të zgjerohet. Pjesa e mbetur pakicë aksionesh në kompaninë shqiptare të telekomunikacionit zotërohet akoma nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë (13,78 për qind) dhe Posta Shqiptare (2,47 për qind), dhe aksionerët e Tjerë (3,48%).

“ALBtelecom është një lojtar kryesor në të gjitha fushat e telekomunikacionit, një ofrues 4P që është lider në tregun e shërbimeve fikse në Shqipëri. Kompania ka potencial të konsiderueshëm rritjeje në zgjidhjet mobile dhe dixhitale që mund të bëhen një nga fushat kryesore të zhvillimit në të ardhmen.” – theksoi Gellért Jászai, Kryetar dhe Drejtor Ekzekutiv i 4iG Plc. – Si një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në Shqipëri, 4iG angazhohet për zhvillimin e sektorit të telekomunikacionit dhe pjesëmarrjen në transformimin dixhital të vendit.” – theksoi Kryetari & Drejtori Ekzekutiv.

“Shprehim kënaqësinë që ALBtelecom tashmë zotërohet nga një investitor strategjik i angazhuar ndaj kompanisë. Me këtë rast, dëshiroj të falenderoj të gjithë stafin e ALBtelecom për mbështetjen dhe përkushtimin dhe kemi besimin se ALBtelecom do të vazhdojë të arrijë suksese të jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, besojmë gjithashtu se bashkëpunimi ynë me 4iG do të jetë vlerë e jashtëzakonshme për të dyja palët- tha Z. Ahmet Çalik, President of Çalik Holding.

 ALBtelecom, duke mbushur jubileun e 110-vjetorit në vitin 2022, numëron 743 punonjës. Me rreth 153,000 linja tokësore telefonike, 118,000 linja interneti dhe 66,000 abonentë TV, kompania është ofruesi më i rëndësishëm në Shqipëri. Me 405,000 klientët e saj, kompania është lojtari i tretë më i madh i tregut në Shqipëri në fushën e shërbimeve celulare. Infrastruktura e jashtëzakonshme e telekomunikacionit e ALBtelecom përfshin rrjetin më të madh backbone të fibrave optike prej 4,500 kilometrash dhe 450 stacione të veta celulare.

Next Post
Kur hija e luftës zgjatet deri në Ballkan

Kur hija e luftës zgjatet deri në Ballkan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In