• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

48 orë para protestës, shkrim në blogun rus kundër Ramës. A qendron PD pas artikullit?

by Java News
01/06/2019 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtypi i opozitës (duke nisur që nga RD) publikoi 48 ore para protestes se 2 qershorit, me entuziazem të madh, një “artikull” në gjuhën angleze i dedikuar tërësisht Edi Ramës dhe kërcënimit që ai përfaqëson për integrimin europian të Shqipërisë. Shkrimi është një riprodhim në gjuhën angleze i gjithë klisheve që propaganda e Partisë Demokratike po qarkullon prej muajsh edhe në mediat shqiptare. Pra ky artikull as përpiqet sadopak të duket një prodhim gazetaresk (nuk citon asnjë burim, nuk shtron asnje argument te paraqitur nga qeveria, as nuk pasqyron asnjë pozicion të komunitetit ndërkombëtar, me përjashtim të atyre në favor të opozitës etj.) edhe pse opozita e paraqet si një artikull “të publikuar në mediat amerikane” pa saktësuar gjë tjetër.

Shqiptarja.com investigon dhe fare lehtësisht gjen këto fakte surprizë që po rendisim. Shkrimi me firmën e një farë “Ana L. Scheer” është publikuar në blogun ”citizentruth.org”, një faqe që mbledh shkrime të postuara nga qytetarë që vendosin të regjistrohen aty, pra nuk është një media. Dhe jo vetëm që nuk ekziston asnjë media amerikane që të ketë publikuar shkrimin, por nuk ekziston as autorja e tij.

“Ana L. Scheer” që në vetëprezantimin në blog paraqitet si një “analiste politike dhe eksponente e shoqërisë civile që ka publikuar në shumë media ndërkombëtare” në të vërtetë nuk ka publikuar asgjë, veç dy shkrimeve të tjera në gjuhën angleze gjithnjë në mbështetje të betejave të opozitës shqiptare të publikuar në një blog tjetër që quhet ”off-guardian.org”, të gjithë të ripublikuar menjëherë në mediat e opozitës shqiptare si të ishin zëri i mediave amerikane. “Analistja” Ana L. Scheer, pra, në të gjithë jetën e saj ka publikuar vetëm 3 shkrime të dedikuara plotësisht mbrojtjes së Lulzim Bashës.  Eshtë e qartë që kemi të bëjmë me një profil fake të shpikur në mbështetje të PD-së.

Por akoma më i çuditshëm është fakti se emri i “Ana L. Sheer” shfaqet edhe në një blog filorus me informacione alternative qe quhet ”Russia News Now”, te botuar ne adresen ”therussophile.org”, ku është publikuar edhe një nga 3 shkrimet e saj kundër Edi Ramës dhe në favor të opozitës shqiptare, qe ka dale mes te tjerave edhe ne faqen zyrtare te LSI. Mbtetet misteri i përsesë një profil fake pro-PD ka gjetur hapsirë pervec se ne mediat opozitare shqiptare, edhe në një website nacionalist rus.

g.kosovari

Next Post
Sherri me armë mes dy kushërinjve në Tiranë, plagoset njëri

Sherri me armë mes dy kushërinjve në Tiranë, plagoset njëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In