• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“48 orë me mot ekstrem dhe temperatura deri në -3 gradë”, meterologu: Të shtunën…

by Os De
02/10/2025 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Meteorologu Hakil Osmani në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan njoftoi se nga dita e sotme e deri në vijim do të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit në vend. Sipas tij, kjo do të jetë më e dukshme gjatë mbrëmjes së sotme dhe mëngjesit të ditës së premte. 

Në zonat malore, si Bajram Curri dhe pjesët veriore të vendit, temperaturat do të bien deri në 0-1 gradë Celsius, ndërsa nuk përjashtohen edhe vlerat negative, deri në -1 apo -2 gradë Celsius në fshatra. Mbrëmjen e sotme priten reshje dëbore, veçanërisht në zonat veri-lindore dhe jug-lindore, me nivele reshjesh dëbore që do të fillojnë nga 700 metra mbi nivelin e detit. 

“Duke filluar nga dita e sotme e deri në vijim do të kemi rënie të temperaturave të ajrit. Më e ndjeshme kjo pritet që të jetë gjatë mbrëmjes së sotme dhe mëngjesin e ditës së premte. Në qytetet e zonave malore, temperaturat e ajrit do të zbresin në 0 apo 1 gradë Celsius, si Bajram Curri, zonat veriore. Do i kemi prezente reshjet e borës mbrëmjen e sotme. Kemi një ndërhyrje të masës ajrore, e cila vjen nga zona e ftohtë e kontinentit që bën të kemi këtë rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit, do të kemi reshje dëbore në zonat malore. Por, mbrëmja e sotme dhe mëngjesi i ditës së premte do të kemi shfaqje të reshjeve të dëborës në zonat veri-lindore, por edhe në juglindje. Në verilindje reshjet e dëborës do të jenë 700 metra mbi nivelin e detit, por edhe në zonat e juglindjes.” 

Osmani theksoi se ky fenomen meteorologjik shkaktohet nga një masë ajrore e ftohtë që po depërton nga kontinentet veriore, duke sjellë një ulje të temperaturave dhe reshje dëbore në zonat malore dhe veriore. 

Në kryeqytet, për shkak të lagështisë së lartë në ajër, do të vërehet gjithashtu një rënie e theksuar e temperaturave. Në ultësirën perëndimore, ku maksimumet pritet të arrijnë deri në 24 gradë Celsius, temperaturat do të luhaten në mënyrë më të moderuar. 

Meteorologu u shpreh se ky është një episod i shkurtër, që do të zgjasë rreth 48 orë, ndërsa nga mesdita e ditës së shtunë do të vijë një përmirësim gradual i temperaturave dhe ndërprerje e reshjeve. Në vijim të javës pritet një rritje e temperaturave me maksimum deri në 24-25 gradë Celsius, me më shumë diell dhe reshje të izoluara, pa rrezik për probleme. 

“Tirana duke qenë se ka një lagështi të lartë në ajër do të ketë rënie të theksuar të temperaturave të ajrit. Në zonat malore vlerat do të zbresim më poshtë se 0 gradë Celsius, do të shkojnë deri në -1 apo -2 gradë Celsius në fshatrat. Është diçka normale për muajin tetor, pasi vlerat do të luhaten në 5 apo 6 gardë Celsius në zonat malore, kurse maksimumet do të jenë 24 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimoren. Fatmirësisht është një episod i shkurtër, rreth 48 orë, pasi duke filluar nga mesdita e ditës së shtunë, kemi përmirësim sa i përket fushës termike, do të kemi edhe ndërprerje të reshjeve. Pas 48 orëve do të kemi një rritje të temperaturave të ajrit. Maksimume të cilat gjatë javës së vjen ka gjasa që të ngjiten deri në 24-25 gradë Celsius , do të kemi më shumë diell, do të ketë edhe reshje të izoluara, por nuk do të jenë problematike.” 

 

 

Next Post
Sulmi në sinagogën e Mançesterit, policia britanike: Ishte incident terrorist

Sulmi në sinagogën e Mançesterit, policia britanike: Ishte incident terrorist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
Moti i ngrohtë mbush plazhin e Velipojës në fundjavë, Rama publikon pamjet

Moti i ngrohtë mbush plazhin e Velipojës në fundjavë, Rama publikon pamjet

March 1, 2026
Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

March 1, 2026
“Epsteini” ynë

Meraku i Sali Berishës për vilën e Enver Hoxhës 20 vjet më parë

March 1, 2026
“Rezistenca nuk ndalet!”/ Gazment Bardhi: Ndryshimet në qeveri dhe polici erdhën nga protestat

“Rezistenca nuk ndalet!”/ Gazment Bardhi: Ndryshimet në qeveri dhe polici erdhën nga protestat

March 1, 2026
Sulmi që ndryshoi lojën, si u planifikua për muaj me radhë eliminimi i liderit suprem të Iranit

Sulmi që ndryshoi lojën, si u planifikua për muaj me radhë eliminimi i liderit suprem të Iranit

March 1, 2026
Dy banesa në Memaliaj rrezikojnë të shemben nga moti i keq e shirat, dëmtohen edhe rrugët e linjat e ujërave të zeza

Dy banesa në Memaliaj rrezikojnë të shemben nga moti i keq e shirat, dëmtohen edhe rrugët e linjat e ujërave të zeza

March 1, 2026
Del në librari “Kosova – lufta e heshtur”, diplomati Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

Del në librari “Kosova – lufta e heshtur”, diplomati Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

March 1, 2026
Zyra e ish-presidentit iranian përgënjeshtron lajmet e mediave: Mahmoud Ahmadinejad nuk është vrarë

Zyra e ish-presidentit iranian përgënjeshtron lajmet e mediave: Mahmoud Ahmadinejad nuk është vrarë

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In