Në praninë e qindra të rinjve hapi dyert “Samiti i Studentëve 2k18” Në ceremoninë hapëse ishin të pranishëm kryetari i FRESSH, Eljo Hysko, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku dhe Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko. Samiti i Studetëve është manifesti i ideve rinore dhe inovative.
Në këtë takim të të rinjve do të diskutohen të gjitha problematikat aktuale dhe do të vendosen të gjitha objektivat dhe prioritetet që të rinjtë do t’i vendosin bashkë. I shtrirë në tre ditë ky Samit do të vendosë për sfidat që do të përballen të rinjtë në vitin në vazhdim.
Do të diskutohet për Kulturën, Integrimin, inovacionin në fusha të caktuara, sfidat në arsimin, solidarizimi me aksionin “Të pastrojmë Shqipërinë”, vështirësitë në punësim, për jetën studentore dhe mbi të gjitha për aktivizmin rinor.



















